Dy fakte, një reflektim, ku po shkojmë?!
Nëse doni të dini se si do të jetë e ardhmja e një kombi, -shtronte pyetjen retorike shkrimtari shquar Dostojevski – shikoni se si është adoleshenca tani, kumtonte ai.!
Nuk është një improvizim artistik që reket të gjejë hullinë e rrëfenjës. Ka në këtë sentencë logjike dhe ndjenjë përgjegjësie. Madje arsyetimet e shkrimtarit janë aq ide-plota sa që mëtohet se Ajnshtajni e gjeti mekanizmin e relativitetit tek vepra e Dostojevskit.
Si është e orientuar rinia e sotme ajo në moshën e adoleshencës dhe në praglargimin prej saj?! Dy fakte një reflektim, për të parashikuar se ku po shkojmë. Në provimin e maturës së shtetit, lënda matematikë, megjithëse testi ishte hartuar në nivel mesatar (çështje që ha diskutim) rezultoi se jo shumë larg kryeqytetit, diku në të dalë të tij, në shkollën e mesme “Ibrahim Rugova”, kapen me kopje disa maturantë. Deri këtu shqetësimi edhe mund të përmbahet. Por se kur merr vesh që kopjua ju shkonte fal teknologjisë me burim nga mësuesit e tyre, muret e zemërimit shpërthejnë. Nëse këta (pse)edukator pa edukat do ta kishin bërë këtë akt të shëmtuar dhe të dënueshëm penalisht, me merakun se mos rrëzoheshin në provim nxënësit e tyre, edhe mund të ndodhte që pa i falur për gjestin antiligjor, të gjeje në këtë dobësi njerëzore një lloj justifikimi; thjeshtë për të mos u alarmuar. Por se kur dëgjon se akti ishte i lidhur me mitmarrje dhe me qëllimin që fituesit me pikë maksimale të përfitonin një bursë studimi në arsimin e lartë nga NATO; të gjitha digat që frenojnë shpërthimet dhe të ndihmojnë të vetëpërmbahesh, dalin jashtë funksionit! Pas këtij akti të shëmtuar, që ka lidhje direkte me vjedhjen, me vrasjen për një vijë uji, me gjakmarrjen, me kriminalitetin në përgjithësi, me drogën dhe prostitucioni, me shkatërrimin e ambientit, etj. Kjo gjendje tregon se breznive të reja që mbarojnë shkollën e mesme nuk po ju edukohen dy tipare themelore, ndjenja e fortë e dinjitetit dhe respekti ndaj vetes! Për shkak të këtij realiteti mjaft prokupues, më vijnë në mëndje dhe bindem për shqetësimin real që kanë fakultetet e Universiteteve tona, me shumicën e studentëve të vitit të parë. Në Universitetin Politeknik një pedagog i vjetër me disa dekada eksperiencë më tregonte se ata që na vijnë rishtazi, në vitin e parë, nga shumë rrethe të Shqipërisë me mesatare të lartë e që kapin pikët, sipas rregullave të Maturës Shtetërore, jo që nuk kanë njohuri që përputhen me notat, por se dijet e tyre zbresin tatëpjetë në nivel minimal, madje në shumë raste deri në një cikël më të ulët. Në fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë në gjendje të tillë që kanë nevojë për një vit-parapërgatitor dhe jo më të kenë nivel të avancuar universitar.
Deklarata e Rektorit të Universitet të Tiranës, prof Dhori Kules se kriteri i pranimit mbi pikët e maturës shtetërore është i pamjaftueshëm, u përcoll nga deklarata e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë. Në atë fakultetet 60 % e studentëve të vitit të parë ngelin pikërisht në ato lëndë që kanë marrë pikët maksimale në shkollën e mesme. Në disa Universitete Private, ku personalisht si ekspert i jashtëm i APAAL-it (Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë) kam qenë pjesë e grupeve të akreditimit, kam takuar realitete që nuk mund të pranohen. Ka studentë që studiojnë për shkenca politike dhe diplomaci, të cilët jo që nuk zotërojnë dy apo tre të gjuhë të huaja në nivel rrjedhshëm me shkrim e me gojë, dhe në përgatitje esesh, por se i kam gjetur në nivele të klasës së pestë ose të gjashtë të shkollës 9-vjeçare. Është e kuptueshme se çfarë diplomatësh të shekullit XXI do të bëhen ata/ato. Kjo gjendje flet edhe për përplasje kurrikulare sepse në shkollën e lartë zhvillohet kurrikula e një cikli shumë më të ulët.
Pyetja që qëndron pezull dhe kërkon investigim administrativ dhe ligjor që të gjejë përgjigjen është: “Në ç’përmasa është ky fenomen gërryes në Republikën e Shqipërisë?! A ka shtrirje në vite dhe deri ku ka shkuar dëmi. Nuk mund t’i shmangemi këtij realiteti me një intervistë të thatë justifikuese të një nëpunësi të Ministrisë së Arsimit e të Shkencës! MASH ka përgjegjësitë e saja, por se problemi është i yni i gjithë shoqërisë.
Një pedagog në Shkodër arrestohet para ndoca ditësh për mitmarrje në shkëmbim të notës së provimit, dhe ky rast nuk është i izoluar. Arrestohet në Durrës një tjetër pedagog që për nota të larta kishte një “taksë” 100$. Është një realitet që nuk mund të fshihet, që në shumë fakultete të arsimit të lartë publik, profesorët organizojnë kurse me pagesë me studentët e tyre. Në auditor dhe në një marrëdhënie publike të parapaguar studentët nuk qenkërkan në gjendje të përftojnë dijen. Në marrëdhënie private e në kurse jashtë procesit mësimor, ata sillen në gjendje që ta kuptojnë dhe përftojnë lëndën!!! Në shumë shkolla private të mesme dhe të larta, lëshimi i notës si një dhuratë që merr si kundërvlerë shpërblime e bakshishe, po tregon se shkolla në shumë raste, nga vendi i dijes dhe formimit, është shndërruar në një pazar të shëmtuar që dëmton të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Kulmi ishte situata në një Universitet privat ku u pranua falë fakteve, që kapërcyen detin, se atje jepeshin diploma pa bërë fare shkollën. Prokuroria ka zbarkuar atje për investigim penal. Ndërsa Qeveria me vendim të veçantë i hoqi të drejtën e pranimit të studentëve në vitin e ardhshëm 2012 - 2013, me qëllimin që deri në atë kohë Institucionet e Specializuara të hetimit dhe gjykimit, të shprehen në formën e prerë, duke identifikuar shkeljet ligjore dhe duke i dhënë dënimin e merituar administrative e penal shkaktarëve. Por se vrulli u zbeh. Skandalet nuk ndalen dhe ja ku dëgjojmë që ky universitet, i (keq) mësuar nga ndonjë rufjan i parasë, me demek “avokat” hedh në gjyq qeverinë për këtë vendim. Të shohim aktet e tjera të kësaj komedie të hidhur. Shtetar që e quajnë veten politikan dhe që kanë marrë diplomën e parë të dytë apo të tretë, atje ose në universitete të tjera, se si do të sillen me këtë çështje ç’ka shtyhu “Departamentin Amerikan të Shtetit” që në deklarimin e fundit të shprehej me nota negative edhe për arsimin. Ajo që më shqetëson dhe dua t’a afrojë si një diskutim të hapur është qëndrim që u mbajt në Komisionin e Arsimit të Kuvendit të Shqipërisë. Debatet për diplomën e pamerituar të një shtetasi Italian, shkaktuan debate. Një deputete me lidhje të forta me arsimin dha si shpjegim se diploma të falsifikuara, madje doktorature, janë kapur edhe në Amerikë. Sigurisht që receptorët e SHBA-ve në Tiranë, e kanë kapur këtë deklarim publik nga një ligjvënës shqiptar dhe e kanë analizuar duke dhënë përgjigjen për mes DASH. Do të shtoja si përgjigje për këtë insinuate, se mund të jetë edhe ashtu si thoni ju, zonja deputete; por se në Amerikë organet shtetërore nuk bashkëpunojnë me falsifikatorët, qofshin këta institucione të arsimit apo mashtrues në treg që shesin dhe blejnë çdo gjë në mënyrë të paligjshme. Duhet të mbajmë në vëmendje se nëse rasti ynë apo ai i diplomës doktor, që paskërkish qenë kapur edhe në Amerikë, do të shkonte për diskutim në komisionin e arsimit të Kongresit Amerikan, nuk do të gjenim një ligjvënës atje që të thoshte se; nuk duhet bërë e madhe pasi diploma të falsifikuara ka kudo edhe në Europë, Azi apo Amerikën e Jugut. Titulli i pa merituar dhe përdorimi i tij përbën një vepër penale. Ndërsa një diplomë apo dëftesë që paraqet nota jo reale, është një skarcitet që mbyt që në shpërgënjë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë sonë. Tabloja do të bëhej edhe me gri nëse do t’i hynim thellë edhe titujve dhe gradave që po merren “si me lopatë”! Nëse ky lloj gradimi që rëndon edhe me pagesa shtesë të cilat dalin nga buxheti i shtetit, nuk përthuhet në një kontribut shkencor e teknologjik që, ndihmon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, atëherë përse duhen këta tituj dhe kujt i shërbejnë?! Edhe titujt e gradat shkencore është mirë që të maten nëse qëndrojnë apo jo me provime të here pas hershme si edhe ndodh në Francë e gjetiu. Dëgjon për individ që thonë kam tre mastera dhe po ai/ajo nuk shkruajnë dot një ese apo artikull shkencor. Mburren disa syresh se po bëjnë doktoraturë ose jam bërë doktori shkencave; por se do të mjaftonte që t’i pyesësh për autorë të njohur, të vjetër dhe bashkëkohor, që me librat dhe me veprat e tyre e kanë hulumtuar atë problematikë, dhe menjëherë kupton, se këta “doktorë me shumicë” janë pa informacion dhe kanë një cektësi që të krijon një ndjesi të hidhur! Titujt dhe gradat shkencore të pamerituara tregojnë se ne në dekadat që do të vijnë nuk do të kemi elita dhe elitarizëm si një shtresë e vyer e shoqërisë që, mbështet zhvillimin dhe prosperitetin. Me të rinj pa kulturë dhe snoba që kalojnë kohën duke shpenzuar para në klube e në pub-e dhe me (pseudo) shkencëtar që varin në gjokset e tyre titujt e gradat që nuk i meritojnë, e ardhmja e Shqipërisë si një vend europian, është e vështirë të vijë në parametrat e Bashkimit Europian. Është helmuar klima ndaj vegjetacioni vjen e deformohet deri në gen. Gjykohet se meqë shtetar e gjyqtar, avoketër e drejtora, ministra e shefa prokurimesh, ditë e natë veç për të bërë paratë e tyre mendojnë e rropaten, përse qenka e papranueshme që edhe mësuesi apo pedagogu të mos merka hisen e vet?! Po ikin fabrika për skrap dhe fushanaftambajtëse, po shitet rëra dhe deti për tokë bujqësore, nuk u “bëka qiameti” që edhe këndej nga parcela e arsimit apo e shëndetësisë, si dy nga shërbimet kryesore publike të mos merret nga një thellë e vogël përderisa atje lart në majë u mekërkan “llokmat” e majme. Emile Durkheim - shprehej qartazi se: “..Edukimi shprehet me saktësi me objektin e krijimit të një qënie sociale. Kështu, aty mund të shihet si në një formë të shkurtuar se si qenia sociale është modeluar historikisht. Presioni që është ushtruar ndaj fëmijës pa reshtur, është i njëjti presion i ambientit social, i cili kërkon t’i japi formë sipas imazhit të tij dhe në të cilën prindërit dhe mësuesit janë vetëm përfaqësues dhe ndërmjetës”.
Përball asaj që ndodhi në shkollën e mesme të Kamzës duhet të vëmë një realitet tjetër. Në Kosovë po në këto ditë një ent edukimi amerikan, në bashkëpunim me profesor të pasionuar vendor, organizuan një test inteligjence krijuese me të rinj kosovar, të cilët parashikohen si elita e ardhshme e shtetit të Kosovës. Të gjitha kriteret, mekanizmat dhe procedurat, ishin të njëjta si në Angli dhe në SHBA. Tek dëgjoja intervistat e tyre të sinqerta e të përgjegjshme, të cilat përcillnin kërkesën e tyre të brendshme për rrugë të vështira në ngritjen e profilit dhe shtrimin e udhës për karrierën, ndjeva një gëzim njerëzor e profesional për të rinjtë shqiptar në Kosovë. Testimi kishte një funksion të dyfishtë. Bazuar në kritere rigoroze shkencore dhe të studimit të tipologjive antropinteligjente, gjendeshin e identifikoheshin edhe prirjet, për secilin individ.
Testi vlente edhe për një përcaktim të bazuar në kritere shkencore, se në cilën fushë do duhej që secili nga kandidatët të vijonte në të ardhmen studimet e larta. Kjo është një praktikë mjaft e përhapur edhe në Europë, dhe që është huazuar nga modeli anglosaksonë me qëllim e mbarë, që çdo kush të investojë në atë fushë apo në ato fusha (shpesh në fusha që ndërpriten me njëra-tjetrën) që ka mundësi të japi maksimalisht gjithçka brenda vetes si paraformim, e veçori që e dallojnë në individualitetin e tij. Kështu arsimi është në shërbim të individit dhe jo të kolektivit si edhe vijon të jetë ende në vendin tonë. Madje në SHBA studentët e shkollave të mesme, kanë si të drejtë akademike që kur bindin me rezultatet e arritura, të cilat kanë kapur pikët maksimale, të kalojnë në një nivel më të lartë, si edhe quhen ndryshe të përfitojnë në kuadrin kurrikular programe të avancuara”.
Testet uniforme të nivelit deri mesatar, vetëm që të rritet mesatarja e notave të nxënësve, është një praktikë në shërbim të mediokritetit dhe populizmit në arsim. Testet duhet të bëhen me nivele, në përputhje dhe shërbim të grup - niveleve të nxënësve. Madje edhe diplomat, duhet të jenë si në shkollë të mesme dhe në atë të lartë, me nivele të cilësisë dhe prirjeve. Në shkollat e mesme të Amerikës në shtrirje federale, kriteri universal i gjithëtakuar, është koeficienti i vështirësisë që maksimalisht është 4. Me koeficient 3.8 ose 3.9; mund të përfitosh edhe bursë. Me koeficient 4 po e po. Mesatarizimi në arsim, është një mbetje nga sistemi i kaluar, i cili mbështetej tek populizmi dhe kolektivizmi ideologjik.
Sistemi demokratik ka në qendër individin. Ai mbështet në mënyrë prioritare të përparuarin. Fal atij/atyre, shoqëria siguron progresin duke sjellë vlera pozitive edhe për pjesën tjetër të saj. Inteligjenca dhe arsyeja ushqehen, ngrihen dhe blatohen çdo ditë, me kujdes, me investime dhe objektiva të qarta afatgjatë. Asgjë nuk mund të ndodhi në një ditë dhe brenda ditës, veç marrëzive dhe “marifeteve” që, nuk ndërtojnë por prishin njeriun dhe shoqërinë. “Njerëzimi, - kumtonte Durkheim, - nuk është krijuar për të shijuar pafundësisht kënaqësi të kota dhe vulgare. Pra duhet të formohet një elitë që atij t’i neveritet kjo jetë inferiore, për ta shkulur nga ky pushim vdekjeprurës, për t’a nxitur që të eci përpara. Ja zotërinj, se për çfarë shërbejnë njerëzit e mëdhenj”, - E mbyll arsyetimin në një nga leksionet e tija, ky personalitet i mendimit sociologjik.
Zhytja e shoqërisë në injorancë e mediokritet, si një “basen social” që vegjeton, është vetpengimi që ne do ta vuajmë në dekada. Ndërkohë, “pseudo elitat” që flasin për “shifra” titujsh e gradash dhe jo për problematikën që do të zgjidhin me to, në shërbim të strategjive kombëtare të zhvillimit dhe objektivave të mijëvjeçarit, tregojnë se asgjë nuk është studiuar me themel e me objektiva të matshëm. Ka kujdes veç për interesa të ngushta! “O burra”!!! Të nxjerrim nga furra edhe nja 400 - 500 doktora (simite).
Po kush do t’i udhëheqë këta doktorantë? Apo një udhëheqës për 10 tema, si edhe parashikohet! A thua se punimet e doktoraturës janë grumbull fletësh dhe fjalësh që shkarkohen nga shërbimi i internetit. A do të përfitojmë nga këta doktorantë studime që do të ndihmojnë zhvillimin energjitik të vendit në 100 vitet e ardhshme?! Studime për mineralogjinë, në mënyrë që pas 5 viteve, të mos themi; na ishin një herë disa shtresa me minerale, ku kishte edhe disa miniera! A do të kemi studime që do të ndihmojnë biodiversitetin, planifikim hapësinor, shfrytëzimin e harmonizuar të natyrës përmes mbajtjes së raporteve funksionale të eko-sistemeve?! Apo do kemi llafe për rënien e shiut dhe vrasjen e x apo y, për gjëra që dihen dhe për përfundimeve të certifikuara?! Përse tematika e doktoraturave nuk kryhet me këshillim ndërkombëtar, për secilën fushë studimi dhe fushat që priten?! Të shikojmë se sa do të mbeten në tavë! Këto ditë studentja shqiptare në Austri Alba Hykollari mbrojti Doktoraturën me notën maksimale 1(nota më e lartë në atë sistem), në fushën e Inxhinierisë Gjenetike. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri. Nuk e dimë, vërsiniket e saja në atdhe, që janë përfshirë në kualifikimin doktoraturë, me çfarë po merren?! Mos vallë me jetën e peshqve në akuariumet familjare?! Ne jemi vite larg botës së civilizuar, për shkaqe të njohura historike. Por nëse kjo distance, vjen e thellohet, sepse ne vijojmë të humbasim kohën me broçkulla e pallavra, me vjedhje dhe grabitje, e gjithë kjo tregon se jo vetëm po ecim mbrapsht, por se edhe si vinte në pah George Von Hann - I, në veprën e tij “Studime Shqiptare”, këto janë tiparet e njeriut lindor! Ngecja do të thotë se ne nuk po përpiqemi realisht të europianizohemi!