Dy interpelanca të kërkuara nga opozita në Kuvend

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës është parashikuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Po ashtu, opozita ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në rendin e ditës është parashikuar edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Gjatë seancës së sotme plenare pritet gjithashtu që të shqyrtohet akti normativ që parashikon uljen e akcizës për naftën.
Në seancën e sotme plenare janë përfshirë edhe disa projektligje, mes tyre: Ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipëria dhe Mali i Zi për periudhën 2021–2027; ndryshime në ligjin “Për shtetësinë”; ndryshime në ligjin për Kodin Rrugor si dhe ndryshime në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Në vijim të seancës, deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital, dy nisma për ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare” si dhe projektligjin për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse.
/m.q/j.p/r.e/