E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy konkurrentë të tjerë në finale, juria e “Albania’s Got Talent” përballë zgjedhjeve të vështira

Klejvi Kapeta dhe Hermes Balili janë dy finalistët e radhës që do i bashkohen konkurretëve për në finalen e madhe të spektaklit “Albania’s Got Talent”.

Këto përzgjedhje ishin sigurisht sfiduese për anëtarët e jurisë, pasi iu desh që të zgjidhnin mes emrash shumë të talentuarish që gjysmëfinalja e dytë solli.

Mbrëmja nisi me zërin e ëmbël të Emili Dervishit, e cila me prezencën e saj skenike la sërish pa fjalë jurinë, e ndjekur nga një performancë që solli magjine e “Notre Dame de Paris” nga i talentuari Brigel Aliçkolli.

Belkisa dhe Marvin me kërcimin e tyre magjepsën sërish publikun si dhe dhuruan lot dhe emocione për katër anëtarët e jurisë.

Por emocionet e bukura nuk mbaruan këtu. Publiku në sallë u çua në këmbë  pas përfundimit të interpretimit të Hermes Balilit në piano. Me sytë të mbyllur vogëlushi 10-vjeçar dhuroi një mini recital të vërtetë me instrumentin e tij.

Xhongleri italian Luigi Fiorentino na çoi një botë magjike me sferat e tij, ndërsa gjeniu Darien Çylaku befasoi edhe njëherë me informacionet e tij të pafundme mbi çdo shtet të globit.

Të ndodhur përballë dilemash dhe vështirësish Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizos ju desh që edhe në këtë gjysmëfinale të ishin të drejtpërdrejtë me komentet e tyre për të dhjetë  konkurrentët.

Teksa u treguan të kujdesshëm për t’i treguar gjithkujt se ky rrugëtim është vetëm fillimi i një ëndrre të madhe.

Ethet e garës sa vijnë e shtohen, ndërsa kanë mbetur edhe dy netë gjysmëfinale deri në finalen e madhe. Ndaj për të mos humbur se cilët do të jenë 4 finalistët e fundit “Albania’s got talent” ju fton të hënën e ardhshme në orën 21.00 vetëm në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›