E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjysmëfinalja e “Albania’s Got Talent”, surpriza dhe emocione në ekranin e Vizion Plus

Spektakli “Albania’s Got Talent” vijon rrugëtimin e netëve gjysmëfinale sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e televizionit Vizion Plus.

Pas një puntate magjike mbrëmjen e ndërrimit të viteve ku talentet e përzgjedhur nga juria gjatë audicioneve sollën interpretime të jashtëzakonshme, sot priten të tjera performanca befasusese.

Terenc Gjoka me zërin e tij shpërthyes, apo akrobatet e “The madness leader” i vërtetuan edhe njëherë jurisë që “po-të” e marra prej tyre ishin plotësisht të merituara.

Këto të fundit po ashtu u bënë finalistet e para të përzgjedhura nga netët gjysmëfinale për të vijuar konkurrimin drejt finales së madhe.

Shfaqja me flluska sapuni nga italiani Stefano Maurielo ishte po aq e magjishme sa dhe në prezantimin e parë të tij. Ndaj dhe katër anëtarët e jurisë pa hezitim e bënë artistin një prej finalistëve të radhës.

Flora Zenuni pas rekordeve në rrjet me këngën “Cheri cheri lady” guxoi të vinte me një tjetër këngë sfiduese nga Micheal Jackson. Për të kjo eksperiencë e veçantë do të mbetet gjithmonë një kujtim i bukur.

Edhe vogëlushet e “The beat killer” dhuruan spektakël të vërtetë duke elektrizuar skenën të ndjekura nga Amela me zërin e saj potent.

Por gjysmëfinalja e parë veç atyre që janë kryefjalë e këtij spektakli, talentet, solli edhe shumë të ftuar special e emrat më në zë të muzikës.

Duke e bërë sërish  “Albania’s Got Talent” spektaklin më të ndjekur nga të gjithë shqiptarët.

I kthyer tashmë në programin e të gjithë familjes ky prodhim i Vizion Plus do të vijoj t’ju mbaj të mbërthyer para ekranit si çdo të hënë në orën 21.00.

Mos e humbisni sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e dytë, për të mësuar se cilët prej konkurrentëve do të vijonë garën./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›