E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy mjekë të dyshuar në vdekjen e Giorgos Mazonakis, i ngrihet pasuria dhe nis hetimi për 4 vepra të tjera penale

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave në Greqi ka urdhëruar ngrirjen e të gjitha pasurive të dy mjekëve që janë lënë në paraburgim në kuadër të hetimeve për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis.
Sipas mediave greke, urdhri është lëshuar nga kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Charalambos Vourliotis, ish-zëvendësprokuror i Gjykatës së Lartë, dhe i është përcjellë Prokurorisë.
Masa përfshin të gjitha asetet e dy mjekëve, mes tyre edhe një kasafortë bankare që ata mbanin në një bankë në zonën e Kolonakit, pranë klinikës së tyre. Autoriteti ka dhënë gjithashtu pëlqimin paraprak për hapjen e kasafortës dhe sekuestrimin e përmbajtjes së saj.

Në kuadër të hetimeve, janë dërguar kërkesa edhe në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe pranë kompanive të sigurimeve, me qëllim identifikimin e pronave dhe verifikimin nëse dy mjekët zotërojnë produkte investimi në emrat e tyre. Çdo pasuri që do të identifikohet do t’i nënshtrohet sekuestrimit. P
ërveç hetimeve që lidhen me vdekjen e këngëtarit, Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave po shqyrton edhe dyshime për katër vepra të tjera penale: mashtrim, ushtrim të paligjshëm të profesionit të mjekut, evazion fiskal dhe pastrim parash. Gjetjet e hetimit financiar dhe raporti përfundimtar pritet t’i përcillen prokurorit për veprime të mëtejshme ligjore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›