Dy pavijone të rinj në Muzeun Kombëtar

Ende nuk ka një datë të përcaktuar për hapjen e Pavijonit të Etnokulturës, i parashikuar të përmbajë rreth 1 200 objekte që datojnë që prej vitit 1207. Ky pavijon do të paraqesë, ndërmjet materialeve të ndryshme, jetën në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Objektet e përzgjedhura kanë një shtrirje gjeografike nga veriu në jug, për të krijuar një ide të plotë të pasurisë etnografike të popullit shqiptar. Projekti financohet nga një fond spanjoll, i realizuar ndërmjet PNUD-it.
Një tjetër pavijon që pritet të hapet është ai i Gjenocidit, puna për të cilin është më e thjeshtë. Ka përfunduar një tender për rikonstruksionin e 500 metrave katrorë, pas akordimit të fondit prej 5 milionë lekësh të reja nga MTKRS-ja, ndërkohë që pritet edhe një tender tjetër. Pas vendosjes së objekteve, pavijoni mund të përurohet brenda fundit të vitit.
Pavijoni i Gjenocidit është hapur për herë të parë në vitin 1996. Në 2008-n ai u mbyll për arsye të ristrukturimit të Muzeut dhe pas kërkesave, në mënyrë të veçantë të vizitorëve të huaj, do të rihapet.
Pavijonet e Gjenocidit dhe Etnokulturës u shtohen pavijoneve të tjera të Muzeut Historik Kombëtar, si: Pavijoni i Lashtësisë, i Mesjetës, i Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë, Pavijoni i Ikonografisë etj.
/Start/E.B/
2011-09-06 15:34