OKB-ja shpall nje tjeter rajon te Somalise zone urie

Ekspertet e OKB-se ne Nairobi te henen 5.9. shpallen zyrtarisht nje tjeter rajon te Somalise si zone te rrezikuar nga uria. Tani ne gjashte rajone te vendit afrikanolindor mbizoteron zyrtarisht emergjenca e urise. Ne to ben pjese edhe kryeqyteti Mogadishu.
Ndihma veshtiresohet nga sundimi i milicive islamiste ne zonat e urise
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate ne somaleze kampin Dolo Ado
Ngjyra mbizoteruese ne harten e Somalise ne Kombet e Bashkuara eshte e kuqja. Thuajse i gjithe jugu i vendit ka kete ngjyre ne harte dhe kjo do te thote se atje mbizoteron situate emergjence e cila kerkon nderhyrje te shpejte. Disa rajone jane madje me nje ngjyre alarmuese te kuqe te erret jane keto zonat per te cilat u shpall zyrtarisht emergjenca e urise. do dite ketu vdesin njerez pasi nuk kane mjaftueshem per te ngrene. Thatesira katastrofale ne Kepin e Afrikes u ka marre edhe ate pak qe u kishte mbetur per shkak te lufterave qe vazhdojne prej dekadash me radhe.
Nje zone tjeter emergjence
Pese rajoneve me emergjence urie iu shtua te henen 5.9. nje tjeter. Ai shtrihet ne ate pjese te Somalise e cila mbahet e izoluar nga milicia radikale islamike Al-Shabaab. Ndihmat humanitare nuk mberrijne tek njerezit edhe kur Kombet e Bashkuara perpiqen te lidhin marreveshje me milicine. Koordinatori i OKB-se per ndihmen emergjente Mark Bowden shpjegon Ne edhe me tej zhvillojme bisedime ne nivel lokal. Ne gjithashtu bashkepunojme me organizata te cilat jane prej kohesh aktive ne Somali. Ata e dine se si duhet te levizesh atje.
Ne shume zona nuk depertojne as ndihmesit lokale
Kombet e Bashkuara vleresojne se rreth 750.000 njerez ne Somali rrezikohen te vdesin nga uria nese situata mbetet e pandryshuar. Kriza nuk e ka arritur ende piken kulmore Kater muajt e ardhshem do te jene vendimtare. Ne duhet te stabilizojme situaten. Kjo nuk eshte nje krize e cila do te perfundoje se shpejti. Na duhen mjete per te perforcuar misionin ne menyre qe te mund tu japim njerezve ne Somali mbeshtetjen per te cilen kane nevoje te madhe.
Bildunterschrift
do dite ne kampet ne vendet fqinje Kenia dhe Etiopi si dhe ne kryeqytetin Mogadishu mberrijne refugjate te rraskapitur. Vdekshmeria vecanerisht ne radhet e femijeve eshte e larte. Rainer Lang zedhenes i organizates humanitare kishtare Diakoni - Ndihme per Katastrofat eshte njohur me situaten ne Mogadishu Ne nje spital kam pare femije te cileve u kishte mbetur vetem skeleti aq ta paushqyer ishin dhe te semure. shte vertet e cuditshme se si jetojne ende. Njerezit i kane punet vertet shume keq dhe kjo duket qarte. Jane ne fund.
Organizatat humanitare paralajmerojne se nuk pritet permiresim edhe nese ne tetor do te fillojne shirat e shumepritura. Te korra do te kete me e hereta vitin e ardhshem. Deri atehere njerezit vazhdojne te vuajne nga uria dhe presin ndihme.
Autor Antje Diekhans/Eliana Xhani
Redaktoi Angjelina Verbica