Dy pensionistë shëtisin Evropën me traktor
Dy pensionistë francezë kanë ndërmend të udhëtojnë nëpër Evropë me një traktor të vjetër, të nxjerrë jashtë funksionimit 40 vjet më parë, njofton gazeta Le Parisien.
Udhëtarët, kanë përcaktuar gjatësinë e rrugës prej tre mijë kilometrash përgjatë tetë vendeve evropiane. Pika e finishit do të jetë qyteti Amaliada në perëndim të Greqisë.
Francezët kanë ndërmend tia dhurojnë traktorin shoqatës së vejushave të fermerëve të Greqisë, ku duke marrë parasysh krizën njerëzit janë të detyruar ti kushtojnë më shumë vëmendje punimit të tokës