E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy pervoja te ndryshme jete nje qellim i perbashket

Ato jane dy gra te reja nga zona te ndryshme te botes. Njera prej tyre refugjate nga Laosi dhe tjetra amerikane me nje femijeri te veshtire.  Por ato kane patur emocione te ngjashme dashurie humbjeje dhe ngritjeje qe duan ta ndajne me te tjeret.  Autoret  Misti Bermajster dhe Mali Ponpadi po promovojne librat  e tyre Hidden Heroes dhe A Million Fireflies nje perpjekje e perbashket per te ndare me te tjeret ndjenjat e tyre dhe per ti ndihmuar te njohin vlerat e tyre ne sherbim te komunitetit.

Mali Ponpadi dhe Misti Bermajster kane patur pervoja te ndryshme ne jete por ato u takuan nepermjet nje miku mikeje te perbashket dhe filluan te formonin miqesine e tyre disa vjet me vone.

Mali Ponpadi u lind ne Laos gjate Luftes se Vietnamit. Familja e saj u largua permes Lumit Mekong ne mes te nje nate dhe shkoi ne nje kamp refugjatesh  ne Tajlande dhe me ne fund u vendos ne Shtetet e Bashkuara. Por ne kete vend ajo humbi te fejuarin i cili u mbyt dhe te atin qe i vdiq nga kanceri. Titulli i librit A Million Fireflies Nje milion xixellonja permban kujtimet e saj te femijerise eshte nje proze poetike qe zbulon ndjenjat e saj me te thella.

E kuptova me ne fund se duhet ti lija te lira gjithcka kisha grumbulluar brenda meje emocionet thimbjen friken. Kishte ardhur koha qe ti lija te lira qe te ndjeja perseri sensin e lirise.

Misti Bermajster u rit ne nje zone te thelle te Kolorados por u largua nga nje mjedis i dhunshem i pllakosur nga krimet per tu bere nje atlete aktive dhe me pas nje autore e sukseshme fjalimtare dhe afariste. Libri i saj Hidden Heroes Heronj ne fshehtesi eshte i treti dhe permban po ashtu kujtimet e saj.

Ndaj me te tjeret shume nga historite e mia por edhe te te tjereve qe kane mbushur jeten time me gezim me pranine e tyre.  Ne i shikojme njerezit me shume dhimbsuri.  Ata skane pse te jene te persosur. Ne fakt ata jane te persosur ashtu si jane. Kur i shikon njerezit pa komplekse por pikerisht ashtu sie jane ata jane me te vertete heronj.

Keto dy gra te reja qe kane patur pervoja krejt te ndryshme jete ne librat e tyre tregojne per shtigjet e jetes se tyre qe i cuan ne zbulimin e vetvetes dhe ne ndarjen e pervojave te tyre me te tjeret.

Ponpadi shte me te vertete e frikeshme ti zbulosh te gjitha keto. Ky proces te shkruari  ishte nje proces me te vertete qetesimi per mua.

Bermajster Mendova se do te gjeja heronj neper bote por ne fakt e gjeta heroin pikerisht ketu. Fillova te analizoj cdo pervoje te jetes time si dhurate. Fillova te shikoj dhuratat ne secilin prej ketyre momenteve dhe tek ato qe mendoja se ishin te tmershem.

Autoret Bermajster dhe Ponpadi besojne se bota ka humbur ndjenjen e  komunitetit qe ka patur dikur. Ne kete fryme ato kane te plan te japin 20 te gjithe fitimit nga librat e tyre per organizatat bamirese te duan me shume si The Network for Teaching Entrepreneurship Rrjeti per mesimin e afarizmit qe inkurajon te rinjte nga komunitete me te ardhura te pakta qe te vazhdojne shkollen dhe te behen afariste.

Si dhe  Lao Heritage Foundation Fondacioni i trashegimise laosiane i cili punon per te ruajtur kulturen artistike te Laosit.

Ponpadi Kemi nje drite te vecante brenda vetes thelle ne zemrat tona dhe cdo person ka nje dhurate te posacme qe eshet qellimi dhe arsyeja e ekzistences tone.

Bermajster Mendoj se ne kete vend dhe ndoshta neper bote ne duhet te ri-prekufizojme se cfare eshte ne te vertete komuniteti cfare eshte familja. Ne duhet te hapim zemrat dhe mendjet per te pranuar te tjere qe te behen pjese e tyre.

Te dy shkrimtaret e reja i inkurajojne njerezit te ndaje me te tjeret pervojat e tyre dhe ti ndihmojne ata. Madje ato inkurajojne gjithe te tjeret te zbulojne heronjte ne jeten e tyre te perditeshme dhe te gjejne xixellonjat qe ndricojne shtegun e tyre drejt nje te ardhmeje me te ndricuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›