E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sem Hjuston nje figure e vecante e historise amerikane

Sam Houston eshte nje nga figurat e vecanta te historise amerikane. Ai ka qene guvernator i dy shteteve ka lene gjurme ne skenen kombetare dhe emri i tij gjithmone lidhet me Teksasin shtetin qe ai ndihmoi te krijohej 175 vite me pare dhe me luften civile amerikane qe filloi ne vitin 1861. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flaukus shkoi ne Huntsville te Teksasit nga ku pregatiti nje reportazh mbi kete figure historike i cili njihej edhe si Semi i Madh sepse ishte dy metra i gjate

Sam Houston ende qendron i larte ne kete truall qe ai e donte. Me shume se 20 metra e larte kjo shtatore prej betoni dhe fibre e Sam Houstonit ne Huntinsville eshte statuja me e medhe e ngritur per nje hero amerikan. Disa kilometra me larg Muzeu Perkujtimor Sam Houston permban shume relike te Sam Houstonit qe i njeh vizitoret me trashegimine e tij. Drejtori i muzeut Patrick Nolan thote se arritjet e Sam Houstonit jane mbreselenese.

Ai eshte njeriu i vetem ne historine tone i cili ishte presidenti i nje vendi te pavarur guvernator i dy shteteve Tenesi dhe Teksas senator i Shteteve te Bashkuara dhe komandant e gjeneral ne nje lufte te suksesshme.

Houston kishte vuajtje personale dhe veshtiresi politike ne vitin 1832 kur iu bashkua koloneve amerikane te Teksasitne ate qe atehere ishte terrior i Meksikes Nolan thote se ky ishte fillim i ri per Sam Houstonin.

Ideja per nje fillim te ri pra ideja e fillimit te nje karriere te re  ishte e mundur ne Teksas.

Ne prill te vitit 1836 Sam Houston udhehoqi kryengritesit e Teksasit ne fitoren kunder nje ushtrie me te madhe meksikane ne betejen e San Jacintos. Ne nje ri-inskenim te betejes ne lindje te qytetit qe mban emrin e tij Houston perseri ishte hero i dites. Ne vitin 1861 Houston u detyrua te largohej nga ndertesa e guvernatorit ne Austin dhe doli ne pension duke u kthyer ne fermen e tij ne Huntsville. Njeriu i cili luftoi per ta bere Teksasin pjese te Shteteve te Bashkuara nuk pranoi tu bashkohej shteteve jugore te kondederates ne luften kunder veriut qe luftonte per ruajtjen e bashkimit te vendit thote Nolan.

Ai nuk pranoi per te mbeshtetur forcat e konfederates. Per ate ishte me mire te largohej nga posti i guvernatorit te Teksasit sesa te mbeshteste konfederaten.

Sam Houston vdiq ne shtepine e tij ne Huntsville ne korrik te vitit 1863 dy vjet para perfundimit te luftes civile. Ne qytetin Conroe biografi James Haley vizitoi nje park te ri qe ka jane vendosur 13 flamujte qe lidhen me historine e Teksasit. Zoti Haley thote se Sam Houston ishte shqetesim per shume amerikane te jugut sepse megjithese mbante skllever - pasi ashtu ishte koha - ai i paguante ata per punet shtese qe benin dhe ishte kunder zgjerimit te skllaverise.

do vit ai udhetonte ne Ohajo Pensilvani New York e deri ne New England per te mbajtur fjalime rreth pikepamjeve te tij kunder skllaverise. Dhe kjo ishte e vetmja menyre  sepse ne shtetet jugore pro-skllaverise ai nuk kishte mbeshtetje.

Houston e kishte parashikuar me saktesi afrimin e Luftes Civile qe ne vitin 1854.

Jugu do te mbulohet nga tymi dhe rrenojat dhe atehere Veriu do ta kuptoje se ka arritur mnje fitore te madhe.  Por sipas Sam Houstonit Veriu do te paguaj nje cmim per kete pasi lufta do te shkaktoje shume viktima shkruante Houston afro 10 vjet para se te shperthente lufta civile amerikane.

Nje jave pas dorezimit te ushtrise se Konfederates me 14 prill 1865 presidenti Abraham Lincoln u vra. James Haley thote se para se te vdiste Sam Houston i liroi te gjithe sklleverit qe mbante ne pronen e tij. Parate qe Houstoni u dha ndihmuan disa prej tyre te arsimoheshin dhe te krijonin biznese te suksesshme. Ai gjithashtu mbrojti te drejtat e hispanikeve dhe indianeve te Amerikes me te cilet ai kishte jetuar per nje kohe te shkurter.

Sam Houston ende vazhdon te frymezoje njerezit dhe trashegimia e tij ne Teksas mbetet e fuqishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›