E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy poezi nga Arben Duka

 Roma dhe Krishti

Roma e lashtë e vari Krishtin,

pa ligje dhe pa gjyq

Roma e lashtë e vari Krishtin,

e vari në një kryq

Roma e lashtë e vari Krishtin,

po Krishti prapë u ngjall

Roma e lashtë e vari Krishtin,

dhe Roma u bë djall

Roma e lashtë e vari Krishtin,

e vrau barbarisht

gjithë jetën do rëndojë mbi Romën

vdekja e zotit Krisht

Roma e lashtë e vari Krishtin,

nga kjo dot sflinte gjumë

Romakishfrikë nga Jezu Krishti,

ndaj ngriti kisha shumë

Roma e lashtë e vari Krishtin,

ja mori krejt firomën,

kur të rishfaqet zoti Krisht

ska pse ta fali Romën.

*****

Darka e fundit

Natën kur po tradhëtohej,

Krishti mori bukë nga sofra,

i harruar tek mendohej,

e ndau në disa copa

U tha miqve mallëngjyer:

Ky është trupi im i thyer

po ju hani pa ngurim

në kujtim të trupit tim

Më pas mori një kupë verë,

dhe vazhdoi me plot trishtim:

Kupë e pijes kësaj here

mbushur është me gjakun tim

Kushdo hajë nga kjo bukë,

nga kjo verë kush do pijë,

do shpalli vdekjen e Zotit

gjersa prapë Zoti të vijë

Poju pini pa ngurim,

në kujtim të gjakut tim!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›