E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Masakra serbe në Isëukaj të Preshevës, një Mat’hauzen i Kosovës Lindore

23-12-2011 / Gazeta 55

Në Karadakun e Preshevës përkujtohet 67 vjetori i gjenocidit serbe ne fshatin Isëukaj, ku u masakruan 98 shqiptare, burra, gra e fëmijë. Për masakrën mizore serbe në Isëukaj para të pranishmëve folën Hasim Nuhiu, historian, Demush Berisha, veteran i arsimit si dhe përfaqësues të OVL-së si dhe patriotë të Karadakut  të Preshevës që ishin familjarë të viktimave ose të shpëtuar nga kjo masakër makabre serbe para 67 vjetësh në Isëukaj.  Nga të pranishmit u kërkua që territorin ku gjendet lapidari i 98 të masakruarve shqiptarë  të shndërrohet në Park Nacional, ku per çdo vit të tubohen e te perkujtohen bijt dhe bijat tona të  historisë sonë, gjithnje duke u thirrur dhe treguar per qellimet  e tyre pse kishin rënë këtu. Ky ishte pervjetori i tetë me radhë që përkujtohen keto viktima, ku në mesin e tyre kishte shume fëmije, pleq e gra. Aty mblidhen për cdo vit në këtë kohë fshatarët dhe bashkëkombës të tjerë të ardhur nga gjitha anët e Karadakut dhe Luginës së Preshevës  per çdo vit ne këte kohe homazhe tek lapidari te ngritur per nder te tyre, mbi mure e te cilit jane shënuar emrat e 98 viktimave, deshmorëve shqiptarë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›