E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy protesta për një qëllim, të përndjekurit dhe të rinjtë kundër Ramës

Shoqata Anti komuniste e të përndjerkurve së bashku me një grup të rinjsh kanë protestuar përpara bashkisë, kundër dhunës në familje që sipas tyre Edi Rama është një shembull jo i mirë që ka dhunuar familjen e tij. Sipas të rinjve Edi Rama duhet t'i kërkojë falje të gjithë shoqërisë për dhunën që ka ushtruar në familjen e tij.
Po ashtu edhe ish- të përndjekurit kanë e kanë cilësuar Edi Ramën si të b birin e një njeriu i cili ka urdhëruar vrasjen e Havzi Nelës njeriun e pendës dhe mendimeve te lira. Po ashtu ata i kanë thënë Ramës se duhet të kërkoj falje jo vetëm për qëndrimin e tij por edhe për ata të parardhësve të tij.
Të gjithë protestuest kanë ndaluar për disa minuta përpara bashkisë me pankarta ku kërkohej që Rama të kërkonte falje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›