Dy sekserët në Himarë kërcënojnë shqiptarët në Greqi, Rama: Pas 14 Majit do të merrem me ju, emigrantët të mos frikësohen se jam avokati i tyre
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbyllur sot fushatën elektorale në Tiranë ku dhe ka patur dhe një thirrje për të gjithë emigrantët.
Gjatë fjalës së tij Rama u bëri thirrje që të vijnë të hedhin votën e tyre të lirë për cilin ata dëshirojnë dhe të mos frikësohen nga kërcënimet që sipas kryeministrit dy sekserët në Himarë i kanë bërë atyre përmes telefonit. Për ata Rama tha se do të merret personalisht pas 14 Majit, ndërkohë i siguroi emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi që të mos frikësohen për letrat pasi Partia Socialiste dhe vetë Rama janë avokati i tyre.
"Tani po i them këtu dy njerëzve që quhen Spiro Koka dhe Napolon Çakalli që janë sekserë këtij dhe marrin në tel emigrantët që duan të votojnë ose duke i kërcënuar që po erdhën të votojnë për PS do i grisin letrat e qëndrimit atje. Ose po nuk erdhën të votojnë ëpr këtë maskara dhe platformën e tij do i kthejnë mbrapsh se mbas 14 Majit unë do të merrem personalisht me ata të dy.
I them të gjithëve emigrantëve që duan të vijnë të fotojnë në Himarë jeni të lirë të votoni për kë të doni është e drejta juaj. Nëse do ta hani sapunin me dhjamë të atij masakarai për djathë është e drejta juaj, por aman aksush nuk do ta çojë në mend se ka çakall e ka belere e agallarë që ju prekin atyre letrat e emigracionit sepse avokati dhe mbrojtësi më i madh i minoritetit grek në Shqipëri jam unë qeveëria shqiptare dhe Partia Socialsite. Dhe avokati i komunitetit më të madh i komunitetit shqiptar në Greqi jam unë, dhe jo një maskara, një honxhoponxho një injorant, një i akuzuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në Peshkopi që nuk meriton të jetojë në Himarë dhe jo më të votohet në Himarë. Por, megjithatë për të jetuar le të letojë se çdo fshat ka budallain e vet, por votën e dinë vetë himarjotët”, tha Rama.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
