Dy shfaqje baleti në një mbrëmje, Preljocaj dhe Kruja sjellin “La Stravaganza” dhe “Intricate Threads of Humanity”

Dy shfaqje baleti në një skenë, “La Stravaganza” nga koreografi i njohur i të skenës ndërkombëtare, Angelin Preljocaj dhe “Intricate Threads of Humanity” nga Erion Kruja, vijnë nga sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Përmes këtyre vepra artistike synohet një eksplorim i thellë i përvojës njerëzore, ku baleti bëhet gjuha universale që shpreh ndjenjat.
Për koreografin Erion Kruja premiera e tij, ka në qendër sjelljet dhe emocionet njerëzore të shkrira mes traditës dhe modernes
“Shfaqja “Intricate Threads of Humanity”, trajton çështjet e njerëzimit, sa të ndërlikuar jemi ne si individ, si shoqëri në këtë botë që jetojmë. Nga ana filozofike është se si e shoh unë botën si artist”, tha Kruja.
Teksa sjell një qasje të guximshme koreografike dhe luan me ndjeshmërinë muzikore dhe skenike, koreografi Erion Kruja kërkon të krijojë një eksperiencë unike për publikun, tek i cili rikthehet pas një kohe të gjatë.
“Këtu kanë qenë koreografitë e mia të para, mbaj mend në 2005. dhe dy nga balerinat që kanë qenë në atë kohë janë sërish pjesë e shfaqjes sime. do të thotë që është rikthim emocional, por dhe rikthim për ti dhënë dicka publikut shqiptar”, tha Kruja.
Premierën e baletit do të keni mundësi ta ndiqni përgjatë tri mbrëmjeve në datat 24, 25 dhe 27 shkurt, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit./vizionplus.tv