E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dy shqiptarë përleshen me thikë në Greqi, njëri prej tyre në gjendje kritike

GREQI- Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se këta persona janë përleshur me thikë.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.

Ndërkaq, gjendja e njërit prej të lënduarve mbetet kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›