E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjet një banesë në Lezhë, nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush të Lezhës mesditën e kësaj të shtune. Sipas informacioneve të para, banesa është në pronësi të P. Gjonajt, e cila është djegur pjesërisht.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në banesë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë të mundur shuarjen zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›