Dy të arrestuar në Kapshticë, do kalonin me 4 pako heroinë, e kokainë të fshehur në trup

Policia arrestoi të dielën në flagrancë dy persona dhe u sekuestroi rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë, pasi ata po tentonin ti trafikonin drejt Greqisë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Të ndaluari po udhëtonin me kamion tip “Man”. Lëndën narkotike heroinë e kishin ndarë në 4 pako ndërsa kokainën e kishin fshehur në trup dhe në një çantë pasagjerit.
Të ndaluarit janë identifikuar si D. T., 36 vjeç dhe M. K., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Ndaj tyre rëndon vepra penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
/ rtsh.al /