E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kapen me armë dhe drogë në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari dhe procedohet kushëriri i tij

Policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë kushëririn e tij 16-vjeçar pasi janë kapur me lëndë narkotike, armë sportive dhe fishekë luftarakë.

Dy të rinjve iu janë gjetur në banesën në qytetin e Fierit, armët dhe lënda narkotike, ku policia me mbështetjen me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gorishova”.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Fier dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar (kushëri i të arrestuarit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën “sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›