Dy të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Fier

Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka lënë dy persona të plagosur në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “1 Maji”.
Si pasojë e incidentit, dy burra, E. T., 63 vjeç, dhe A. R., 41 vjeç, kanë pësuar djegie në trup. Të dy ndodhen në spital duke marrë asistencën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e shpërthimit.
/rtsh.al/