E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vdekur në aksident

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 13:24

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në orën e parë të mesnatës së premtes, në rrugën Pejë-Deçan, kanë humbur jetën dy qytetarë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Zeqir Kelmendi, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në ora 01.00, ndërsa në aksident të përfshirë ishin tri vetura.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Audi B4”, ishte duke qarkulluar nga drejtimi Deçan-Pejë, përplasët në veturën “Audi 89”, e cila ishte duke qarkulluar rrugës nga drejtimi Pejë-Deçan. Nga goditja, automjeti “Audi 89”, përplaset në veturën “Opel” (veturën e tret ne aksident).

Në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur ngasësi i veturës “Audi 89”, 61-vjeçar dhe pasagjerja bashkëshortja e ngasësit, 57 vjeçare, nga fshati Pobergj i Deçanit, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjerja, të cilit ishin në veturën “Opel”, të cilit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, thotë Kelmendi.

Trupat e pajetë të viktimave u janë liruar familjareve me urdhër të prokurorit për ceremoninë e varrimit.

Ngasësi i veturës “Audi B4”, 30 vjeçar nga Peja, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar në ndalimin policor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›