E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, një minutë heshtje për heroin Enver Zymberi

PRISHTINE- Kuvendi i Republikës së Kosovës ka filluar seancën plenare me një minutë heshtje për të nderuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin në veri të Kosovës. Lajmi raportohet nga websajti Kosovapress.

Zymberi ishte pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës dhe u qëllua me armë zjarri të martën në veri të vendit nga ekstremistët serbë.

Enver Zymberit i është dhënë dje lamtumira e fundit. Presidentja Atifete Jahjaga e ka dekoruar Enverin me Urdhrin “Hero i Kosovës’.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›