Dy termete te fuqishem tronditin Kinen 75 viktima
Dy tërmete të fuqishme kanë goditur provincën veri-perëndimore Gansu në Kinë duke shkaktuar të paktën 75 viktima dhe ka lene si pasoje te plagosur të paktën 300 të tjerë.
Tërmeti i parë ishte 5,98 ballë me epiqendrën 9,8 km të thellë dhe vetëm një orë më vonë, tërmeti i dytë 5,6 ballë ra në të njëjtën zonë. Ndërkaq, sipas autoriteteve në provincën Gansu, thanë se e gjithë zona u godit më pas edhe nga 371 post-lëkundje.
Të paktën 5600 shtëpi janë dëmtuar rëndë ndërsa 380 të tilla u shkatërruan plotësisht. Shumë zona po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike apo ndërprerja e mjeteve të komunikimit.