E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia nuk ka zgjedhje te parakohshme

Portugalia nuk do kete zgjedhje te parakoheshme. Keshtu ka deklaruar Presidenti i Anibal Cavaco Silva. Ai i bëri thirrje qeverisë së qendrës së djathtë të qëndrojë në pushtet për t'i dhënë fund një krizës politike, por dhe për të vijuar me hapat e parashikuar në planin ndërkombëtar të shpëtimit.

Kriza një javore ka shtuar spekulimet se Lizbona do të heqë dorë nga paketa e shpëtimit, spekulime të nxitura dhe nga dështimi i bisedimeve mbi një marrëveshje të gjerë politike mes dy partive të koalicionit dhe opozitës socialiste.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit presidenti nuk adresoi riorganizimin e mundshëm të kabinetit siç kishte propozuar kryeministri Pedro Passos Coelho për të zgjidhur ndasitë brenda koalicionit.

Qeveria ka një shumicë solide në parlament e javën e kaluar hodhi poshtë lehtësisht një mocion mosbesimi. Partia Social Demokrate (PSD) ka thënë se qeveria do të vazhdojë me realizimin e qëllimeve fiskale të programit të shpëtimit siç ishte planifikuar. Masat shtrënguese të ndjekura nën planin e shpëtimit të trojkës europiane kanë shkaktuar kriza më të rëndë në Portugali që nga viti 1970.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›