E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vëllezër policë kërcënojnë mjekun se su vizitoi babain, kolegët e tij hidhen në protestë

Prishtinë, 20 gusht NOA-Një mjek i Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës është kërcënuar sot me armë në ambientet e punës, nga dy vëllezër policë për shkak se nuk pranoi të vizitonte për pak kohë babain e tyre.

Mjeku quhet Ibrahim Rrudhani dhe ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në

repartin e hemodializës në Klinikën Interne, ku dy pjesëtarët e policisë, vëllezër, kanë dërguar babain e tyre për trajtim.

Për këtë arsye, zyra e policisë u ka komunikuar të dy policëve pushimin nga puna.

Por kolegët e mjekut kanë deklaruar se ai u sulmua fizikisht duke u kërcënuar dhe kërcënuar me armë nga dy vëllezërit policë, gjë që policia mohon ta ketë si informacion.

Në shenjë proteste, e gjithë Klinika e Internos të mërkurën rreth orës 2 mbasdite ka mbajtur një protestë disa minutëshe, ku kërkonin mbrojtje nga organet e rendit për punëtorët shëndetësorë.

Ky sulm është dënuar edhe nga Ministria Shëndetësisë.

Përmes zëdhënësit të saj Faik Hoti, ministria i konsideron këto raste të papranueshme ndaj personelit shëndetësor.

Ministria kërkon nga organet e rendit që të zbardhin këtë rast dhe rastet tjera të tillë, duke sjellë para drejtësisë sulmuesit, ndërkohë që nga qytetarët kërkohet të kenë mirëkuptim dhe respekt për punën dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë, tha zëdhënësi Hoti.

Ky është sulmi i katërt i tillë që ka ndodhur vetëm në Qendrën Klinike Universitare Qku, ndaj punëtorëve shëndetësorë.

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, në QKU janë sulmuar 3 persona të stafit shëndetësor nga qytetarët.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›