Zbulohet raporti i fshehtë, kreu i OKB, Ban Ki Moon, dështues i krizave e konflikteve globale

Oslo, 20 gusht NOA-Mediat norvegjeze kanë publikuar një raport të fshehtë në lidhje me punën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Raporti është hartuar nga një diplomate norvegjeze, e cila nuk ka kursyer aspak kritikat në adresë të Moonit, duke theksuar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka dështuar në shumë fusha.
As koha e publikimit të raportit nuk është aspak e mirë pasi kreu i selisë së përgjithshme të OKB-së, Ban Ki Moon dy javësh do të vizitojë Oslon.
Raporti, në të cilin u vlerësua puna e Moonit gjatë gjysmës së parë të mandatit të tij, u publikua nga gazeta kryesore në Norvegji, Aftenposten, me gjithë faktin se raporti ishte vlerësuar si i besueshëm nga ana e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.
Në raport ambasadorja e Norvegjisë në OKB, Mona Juul, shkroi se në kohën kur zgjidhjet nga ana e OKB-së dhe agjenci të tjera shumëkombëshe janë më të nevojshme se asnjëherë më parë për të zgjidhur konfliktet globale, Moon dhe OKB-ja bien në sy me mungesën e tyre.
Juul gjithashtu shkroi se Moon po përballet me vështirësi për të drejtuar këtë organizatë.
Ajo shtoi se OKB-ja e ka vështirë të përballet me axhendën e ambientit dhe se Moon nuk ka shfaqur kryesimin e duhur gjatë kohës së krizës globale financiare.
Juul theksoi se as krizat politike nuk janë ana e fuqishme e Moonit, duke e përmendur si shembull për këtë vizitën e tij të paradokohshme në Mianmar.
Pas vizitës së pafrytshme të Moonit në Mianmar, i dërguari i OKB-së në Mianmar, Ibrahim Gambari, do të përballet me vështirësi të mëdha pas dështimit të shefit të tij dhe gjeneralët në Rangoon nuk do të pranojnë të takohen më me të, shkroi Juul.
Juul më tutje theksoi se një dobësi tjetër e Moonit ishte lufta në Sri-Lankë, ku Moon qëndroi anash, derisa u vranë me mijëra njerëz dhe me mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet në Kolombo refuzuan ta pranojnë Moonin, përderisa po zgjaste lufta.
Por, ai u ftua dhe e pranoi ftesën, pasi u fitua lufta, theksoi Juul.
Kjo diplomate norvegjeze, e martuar me Terje Roed Larsenin, zyrtarin e lartë të OKB-së, i cili ka punuar me Moonin në disa misione, shtoi se Moonit i mungon edhe autoriteti moral.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")