E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Gati te takoj Ramen

TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim leshon nje tjeter ftese per lidershpin e selise roze. Tashme, nga takime ne nivele kryetaresh te grupeve parlamentare, LSI shkon me tej, duke ftuar ne takim kreun e PS-se, Edi Rama. Ishte vete kryetari Meta, qe shprehu gatishmerine tij per t'u ulur ne tryezen e bisedimeve me kreun Rama, sa i takon reformes zgjedhore. Keshtu, nisur nga zerat e ardhur nga kampi roze, te cilet kundershtojne zhvillimin e bisedimeve ne nivele teknike, per sa kohe nuk ka nje koordinim mes PS-LSI mbi qendrimet politike, kjo e fundit, hedh hapin e radhes. Pranon zhvillimin e takimeve me te gjitha forcat parlamentare dhe ato jashte parlamentit, perfshire ketu dhe PS, me qellim hartimin e nje reforme zgjedhore, e cila garanton nje proces zgjedhor sipas standardeve. "Opozita shqiptare dhe asnje segment i saj te mos behet strehe dhe njekohesisht, te mos i sherbeje, qofte edhe pa dashje, Sali Berishes, per te manipuluar dhe per te prishur zgjedhjet e ardhshme te vitit 2009. Ne kete drejtim, ne kemi qene dhe jemi te hapur per t'u takuar per kete ceshtje, jo vetem me Partine Socialiste, te cfaredo niveli, por me cdo force tjeter politike parlamentare dhe jo parlamentare", u shpreh Meta gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Por, nese nga lidershipi i LSI-se shfaqet gatishmeria per takime, kjo te pakten ne dukje, nga kampi roze, situata nuk ofron te njejtin qendrim. Keshtu, pasi u refuzua ftesa per takim mes kryetarit te Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi dhe kryetares se ligjvenesve socialiste, Valentina Leskaj, duket se te njejtin fat do te kete dhe ftesa e kryetarit Meta per takim me kreun Rama. Por, edhe pse kerkohet takim me lidershipin e PS-se, sipas Metes, kjo nuk do te thote se partia e tij ndryshon qendrimet e saj politike perballe kampit roze. "Kjo kerkese e natyrshme per takim nuk ka te beje me rishikimin e qendrimeve shume te drejta dhe koherente politike te Levizjes Socialiste per Integrim ne mbrojtje te Kushtetutes demokratike dhe evropiane te miratuar nga populli shqiptar ne vitin 1998 dhe te dhunuar padrejtesisht dhe pabesisht nga 115 deputete me 21 prill te ketij viti", vuri ne dukje Meta. Njekohesisht, ne po te njejten linje, Meta sqaroi se "ftesa nuk ka te beje as me shume ceshtje te tjera, kur ne kemi shprehur me te drejte shqetesimin tone per cenimin e pavaresise se gjyqesorit, per cenimin e autoritetit te Presidentit te Republikes, te cilat, te gjithe se bashku, kane kontribuar ne fuqizimin e pushteteve te Sali Berishes". Oli Xhilaga

Precedenti

Prej kohesh, LSI dhe PS jane perfshire ne nje situate konfliktuale, e transferuar tashme nga qendra ne baze. Madje, kesaj klime i erdhen pershtat dhe largimet e anetaresise nga njera parti te tjetra. Por, kryesisht, largimet e bujshme jane vene re tek anetaresia e LSI-se, duke iu bashkuar PS-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›