E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy viktima nga aksidenti me makinë në hyrje të Peqinit, mjeti i tyre doli nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur Ura e Teqes.

Mjeti tip Golf ka dalë nga rruga, duke aksidentuar dy personat që ndodheshin brenda, drejtuesin 24-vjeçar Gabriel Ll., banues i Peqinit, dhe shoqëruesin e tij, Denis K., po një moshë dhe nga e njëjta krahinë.

Të aksidentuarit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin dhe kanë ndërruar jetë të dy.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Gazetar: Enes Molla

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›