Dy vjet ne gjurmet e mafias
Grupet kriminale shqiptare veprojne ne bashkepunim me mafian italiane cdo dite e me shume. Kete rezultat tregojne operacionet e fundit italo-shqiptare, qe jane zhvilluar nga dy policite pergjate periudhes se viteve 2005-2007. Kryepolici Ahmet Prenci doli dje ne nje konference per mediat, duke publikuar dhe konfirmuar faktin se organizatat shqiptare veprojne ngushtesisht ne trafiqe e aktivitete te paligjshme me mafien e vendit fqinj, si Camorra, Sacra Corona Unita, Ndragheta apo Cosa Nostra. Megjithese i eshte referuar vetem rastit te operacionit te koduar "Harem", ne vitin 2005, aktivitetit kriminal te narkotikeve e prostitucionit me mafian kalabreze, kater vitet e fundit raportet sekrete dhe ato te policive nepermjet goditjeve te grupeve te ndryshme, flasin edhe per bashkeveprim me organizatat napolitane apo siciliane. Rezultatet jane publikuar edhe gjate nje takimi qe eshte zhvilluar ne Itali mes drejtuesve te policise se vendeve te Evropes, ku merrnin pjese vete Prenci, kreu i zyres Antidroge, Arjan Muca dhe zevendesprokurori i Krimeve te Renda, Kostaq Beluri.
"Edhe pse ne radhet e policise jane 25 per qind me pak te uniformave blu, efektiviteti i goditjes se ketyre grupeve eshte rritur se tepermi nepermjet operacioneve te perbashketa me njesine ROS te vendit fqinj kunder trafiqeve te droges", tha drejtori i Pergjithshem i Policise, dje, per mediat. Nje nga operacionet me te fuqishme te ketij bashkepunimi permendet ai i koduar "Harem", i cili, sipas kryekomisarit, u shtri ne trekendeshin Shqiperi-Itali-Gjermani. "Si produkt i ketij bashkepunimi eshte finalizuar arrestimi i 35 personave, jane sekuestruar 300 kg droge, 4 automatike kallashnikove dhe municione", vuri ne dukje Prenci. Ndersa tre operacione te tjera, qe kane goditur fijet e mafies italo-shqiptare kane qene ato te koduar "Karaburun", "Vjosa" dhe "Eagle".
Per here te pare, nje drejtues policie flet per shmangie te rrjedhjes se informacionit, apo sic quhet ndryshe dekonspirimi i operacioneve. "Gjate aksioneve te perbashketa nuk ka pasur ne asnje rast dekonspirim dhe rezultati ka qene maksimal. Kjo tregon per nje reforme te drejte ne polici, edhe pse me numer te paket ka dhene rezultate, kjo fal bashkepunimit me partneret evropiane", tha kreu i Policise se Shtetit. Ai vleresoi se si rezultat jane arrestuar dhjetera persona, sekuestruar sasi te konsiderueshme heroine, kokaine, arme, municione luftarake dhe laboratore per perpunimin e drogave.
Operacionet italo-shqiptare:
"Harem"
"Karaburun"
"Vjosa"
"Eagle"
Ne Itali:
26 persona te arrestuar
1102 kg marijuane e kapur
9,6 kg heroine
1 kg kokaine
2.225 kg perzieres
2 skafe te bllokuar
Ne Shqiperi
57 persona te arrestuar
2384 kg marijuana e kapur
54,5 kg heroine
7,59 kg kokaine
1922 kg perzieres
2 pistoleta
4 skafe te bllokuar