E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i ri: Prioriteti yne i ngutshem

INTERVISTA / Islam Lauka thote se shtimi i vendeve qe njohin pavaresine e Kosoves eshte qellimi paresor diplomatik ne krye te ambasades se ngritur ne Prishtine
Ambasadori i Shqiperise ne Prishtine, Islam Lauka, thote se aktiviteti i tij diplomatik ne Kosove, fillimisht do te kete si prioritet shtimin e numrit te shteteve qe do ta njohin pavaresine e Kosoves dhe kete shtet te ri". Ne nje interviste dje me Atsh-ne, Lauka theksoi se "puna e pare qe kerkohet aktualisht eshte njohja ne nivele nderkombetare, pra njohja nga subjektet nderkombetare, pasi sa me shume shtete ta njohin pavaresine e Kosoves, aq me mire do te jete".
Ju jeni ambasadori i pare i Shqiperise ne Kosoven e pavarur. Si i konsideroni deri tani marredheniet diplomatike mes dy vendeve tona?
Marredheniet tona diplomatike nuk kane nisur sot, pasi Shqiperia dhe Kosova kane shkembyer gjithnje eksperienca te perbashketa. Tani ato thjesht vetem jane forcuar edhe me shume. Kjo do te thote se ato marredhenie qe deri tani kane qene te kufizuara per shkak te statusit (kufizimeve qe buronin nga statusi i percaktuar nga rezoluta 1244), tani do te njohin nje intensifikim te metejshem dhe nje zgjerim ne te gjitha fushat. Ne permbajtje do te kete nje zgjerim te marreveshjeve, do te kete nje shtim te jashtezakonshem te tyre dhe nje konsolidim ne aspektin ligjor. Do te nenshkruhen marreveshje te reja, qe sigurisht do te intensifikohen ne fusha qe deri dje ishin te pamundura qe te zhvilloheshin.
Cili eshte qellimi i ketyre marredhenieve?
Qellimi i ketyre marredhenieve eshte zhvillimi i dy vendeve fqinje, dy vendeve vellezer, pasi zhvillimi i ketyre marredhenieve do te coje ne nje integrim te metejshem te Shqiperise dhe Kosoves, por gjithmone integrim ne kuader te integrimeve ballkanike dhe integrimeve evropiane.
Cili do te jete tashme roli juaj, per me teper qe jeni edhe ambasadori i pare i Shqiperise ne Kosoven e pavarur. Ku do te perqendroheni me teper ne aktivitetin tuaj diplomatik?
Une se pari punen time do ta perqendroj ne ate qe eshte me imediate tani, pra ndihma qe duhet te japim ne shtimin e numrit te shteteve qe do ta njohin pavaresine e Kosoves dhe kete shtet te ri. Puna e pare qe kerkohet aktualisht eshte njohja ne nivele nderkombetare, njohja nga subjektet nderkombetare, pasi sa me shume shtete ta njohin, aq me mire do te jete. Nje tjeter sfide eshte edhe puna per integrimin e saj ne organizatat nderkombetare e rajonale, si p.sh Organizata e Evropes Juglindore, ne ate Adriatiko-Joniane, ne iniciativen e Evropes Qendrore, por edhe ne organizata me te gjera, si OSBE, nderkohe qe qellimi final mbetet OKB-ja.
Kush eshte Lauka
Keshilli i Ministrave emeroi ne daten 19 shkurt z. Islam Lauka Ambasador te Shqiperise ne Prishtine. Ai eshte i pari ambasador zyrtar ne Prishtine pas shpalljes se Pavaresise. Lauka e njeh mire Kosoven dhe kjo per faktin se ka shkruar disa libra mbi ceshtjen e saj, nder te cilat edhe librin me studime "Kosova rast universal apo sui generis". Perpara ketij emerimi, z. Islam Lauka mbante detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Marredhenieve Shumepaleshe ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Doktor Islam Lauka ka marre pjese ne nje sere konferencash nderkombetare, ku si teme ka qene pikerisht ceshtja e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›