Dy vjet nga fyerja ndaj Ballës, PS padit Berishën:Ti hiqet imuniteti (VIDEO)

Shikoni videon me titra të debatit parlamentar
Tiranë, 14 Qershor, NOA Kur ngërçi mes mazhorancës dhe opozitës ka mbërritur në një pikë kyçe, saqë në sfond sduket gjasë për marrëveshje, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj kryeministrit Sali Berisha.
Padia ndaj kreut të qeverisë është ngritur mbi fyerjen dhe kanosjen për shkak të detyrës, që kryeministri i drejtoi dy vjet më parë deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancave parlamentare të vitit 2008.
Fatkeqësisht ky nuk është kallëzimi i parë që Partia Socialiste bën ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha, por shpresojmë dhe kemi gjithë besimin që Prokuroria e Përgjithshme do të nisë hetimin penal me shpejtësi dhe me efikasitet, duke kërkuar heqjen e imunitetit të z. Berisha dhe ndjekjen penale ndaj tij, pasi nuk është hera e parë që paraqesim padi ndaj Berishës, por është e disata herë, deklaroi nënkryetari i grupit kuvendor socialist.
Sipas Tahirit, kryeministri Berisha është shkelës i përsëritur i ligjit dhe kërcënues përsëritës ndaj deputetëve të Partisë Socialiste si dhe ndaj opozitës në tërësi, ndaj socialistët shpresojnë që kjo padi të mos ketë fatin e padive të tjera, të mos mbetet në sirtarët e prokurorisë, por të nisë sa më shpejt ndjekja penale ndaj kreut të qeverisë.
Por, duke iu referuar dy viteve të kaluara pa një padi ndaj fyerjeve që pësoi deputeti Balla, nënkryetari i grupit socialist, theksoi se ne nuk pritëm dy vjet, ne ndërkohë paraqitëm pranë prokurorisë të gjitha ankesat tona ndaj kryeministrit të vendit dhe gjithashtu vepra penale e konsumuar prej tij, pra, kanosja dhe fyerja për shkak të detyrës, është një vepër penale, hetimin e të cilës, prokuroria mund ta kishte nisur edhe me iniciativën e saj, pa pritur kallëzimin nga Partia Socialiste.
Gjithsesi ne kemi paraqitur shumë kallëzime penale ndaj kryeministrit Berisha, për të cilat, deri më sot nuk kemi informacion dhe njoftim nga prokuroria, nënvizoi deputeti Tahiri, i cili rishtas vuri në dijeni se përveç thirrjeve dhe informacioneve për kallëzime penale të mëparshme ndaj kryeministrit, Partia Socialiste pret tashmë një përgjigje të shpejtë për nisjen e hetimeve për kallëzimin më të fundit ndaj kreut të qeverisë, Sali Berisha.
mit/NOA
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/620mGpwAlNA','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")