Raporti i DASH: Shqipëria, ende burim për trafiqet e qenieve njerëzore

Uashington, 14 Qershor, NOA - Shqipëria është ende një vend burim për njerëz që i nënshtrohen trafikimit të tyre, në mënyrë specifike prostitucionit të detyruar dhe punës së detyruar, përfshirë këtu edhe lypjen e detyruar të fëmijëve.
Një fakt i tillë është cituar në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Personave, i cili citon se viktimat shqiptare i nënshtrohen kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit të seksit brenda Shqipërisë dhe Greqisë, Italisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Europës Perëndimore.
Më poshtë,
pjesa e plotë e raportit ku flitet për Shqipërinë:
Shqipëria është një vend burimi për burra,
gra, dhe fëmijë që i nënshtrohet trafikimit të personave, në mënyrë specifike
prostitucionit të detyruar dhe punës së detyruar, përfshi lypjen e detyruar të
fëmijëve. Viktimat shqiptare i nënshtrohen kushteve të punës së detyruar dhe
trafikimit të seksit brenda Shqipërisë dhe Greqisë, Italisë, Maqedonisë,
Kosovës dhe Europës Perëndimore. Afro gjysma e viktimave që u referuan për
përkujdesje brenda vendit gjatë vitit 2009 ishin shqiptare; këto ishin
kryesisht gra dhe vajza që i nënshtroheshin kushteve të prostitucionit të
detyruar në hotele dhe rezidenca private në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Fëmijët
në radhë të parë shfrytëzoheshin për lypje dhe forma të tjera të punës së
detyruar. Ka të dhëna që burra shqiptarë i janë nënshtruar kushteve të
punës së detyruar në sektorin bujqësor në Greqi dhe vende të tjera fqinje.
Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin
e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë
këtë. Qeveria vazhdoi të përmirësonte kapacitetin e saj për të identifikuar,
mbrojtur dhe ri-integruar viktimat e trafikimit. Ajo ndoqi penalisht me
sukses disa kundra-vajtës të trafikimit të seksit, duke çuar në imponimin e
ndëshkimeve domethënëse gjatë periudhës së raportimit. Në mars 2009, qeveria
miratoi një ndryshim në ligjin mbi Ndihmën Sociale, i cili do tu ofrojë
viktimave të trafikimit të njëjtat përfitime sociale si dhe grupeve të tjera në
rrezik në Shqipëri dhe financim të qeverisë për strehat. Qeveria vazhdon të
gjurmojë dhe analizojë tendencat e trafikimit me anë të një baze të dhënash
kombëtare. Zyrtarët e qeverisë kanë rritur vëmendjen publike ndaj
trafikimit në Shqipëri. Megjithatë, pati shqetësime serioze mbi mbrojtjen e
viktimave që dëshmonin kundër trafikuesve të tyre. Qeveria nuk ndoqi penalisht
në mënyrë energjike kundra-vajtësit e trafikimit të punës dhe nuk trajtoi sa
duhet bashkëfajësinë e lidhur me trafikimin. Mungesa e vullnetit politik dhe
bashkëpunimit në disa agjenci qeveritare kyçe pengoi aftësinë e gjithanshme të
qeverisë për të ndjekur penalisht në mënyrë energjike të gjitha format e
trafikimit.
Rekomandimet për Shqipërinë: Të sigurojë identifikimin pro-aktiv të personave
që shfrytëzohen brenda sektorëve të tregtisë dhe punës në Shqipëri si dhe të
intensifikojë partneritetet me OJQ-të për të rritur zbulimin dhe referimin e të
gjitha viktimave të trafikimit; të përmirësojë sigurinë e viktimave që
bashkëpunojnë si dëshmitarë në gjykatë duke zbatuar në mënyrë më energjike ligjin
për mbrojtjen e dëshmitarëve për viktima të tilla si dhe duke ndjekur planet
për të krijuar një avokat viktimë-dëshmitar brenda Prokurorisë së Përgjithshme;
të shqyrtojë ngritjen e një fondi të përgjithshëm për mbrojtjen dhe ri-integrimin
e viktimave duke përdorur asetet e kapura nga Gjykata e Krimeve të Rënda prej
kundravajtësve të trafikimit; të finalizojë projektligjin që u ofron ndihmë ri-integrimi
viktimave pasi ata të largohen nga strehat si dhe ndihmë strehave; të
përmirësojë identifikimin, mbrojtjen dhe shërbimet e specializuara për viktimat
fëmijë të trafikimit; të ndjekë penalisht në mënyrë agresive kundra-vajtësit
trafikues të punës dhe zyrtarët ligj-zbatues që janë bashkëfajtorë në
trafikimin njerëzor; dhe të vazhdojë të përmirësojë përpjekjet për grumbullimin
dhe analizën e të dhënave në gjurmimin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe
ndëshkimeve.
Ndjekja Penale
Qeveria e Shqipërisë vazhdoi përpjekjet e saj për zbatimin e ligjit kundër
trafikimit gjatë periudhës së raportimit. Shqipëria ndalon penalisht
trafikimin e seksit dhe punës me anë të kodit të saj penal, i cili parashikon
ndëshkime nga 5 deri në 15 vjet burgim. Këto ndëshkime janë mjaftueshëm
shtrënguese dhe kapërcejnë ato të parashikuara për krime të tjera të rënda, të
tilla si përdhunimi. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda
raportuan hetimin e 35 trafikuesve të dyshuar në vitin 2009. Qeveria
ndoqi penalisht 31 kundra-vajtës të dyshuar për trafikim në vitin 2009, duke
dënuar 11 prej tyre; kjo është në kontrast me 26 kundra-vajtës trafikimi të
dënuar në vitin 2008 dhe shtatë në vitin 2007. Të gjitha ndjekjet penal edhe
dënimet kishin të bënin me trafikimin e seksit ndaj femrave dhe fëmijëve.
Në vitin 2009, dënimet e imponuara për kundra-vajtësit e dënuar të trafikimit
varionin nga 5 deri në 16 vjet burgim. Korrupsioni i kudogjendur në të
gjitha nivelet dhe sektorët e e shoqërisë Shqiptare penguan seriozisht aftësinë
e qeverisë për të trajtuar problemin e saj të trafikimit, sipas vëzhguesve
vendas. Ndërkohë që nuk pati fillime ndjekjeje penale për bashkëfajësi të
lidhur me trafikimin, Gjykata e Lartë hodhi poshtë dënimet e trafikantëve në dy
çështje në vitin 2009, duke ngritur shqetësime lidhur me paanshmërinë e
gjykatës. Në janar 2009, qeveria raportoi se kishte dyfishuar numrin e hetuesve
policorë për të hetuar trafikimin. Gjykata e Krimeve të Rënda kapi dhe
konfiskoi me sukses asete dhe prona të trafikantëve me vlerë $268,115, gjatë
vitit 2009. Qeveria, në partneritet me aktorë të tjerë përkatës, vazhdoi trajnimin
rutinor anti-trafikim për rekrutët e policisë, personel policor në shërbim, si
dhe persona të tjerë në vijën e parë, gjatë vitit 2009. Qeveria gjithashtu
vazhdoi trajnimin anti-trafikim për 200 gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të
policisë gjyqësore.
Mbrojtja
Qeveria e Shqipërisë mori disa hapa për të përmirësuar përpjekjet e saj për të
identifikuar dhe mbrojtur viktimat e trafikimit gjatë vitit 2009. Qeveria vuri
në zbatim Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe zhvilloi takime me aktorë
përkatës për të përmirësuar funksionimin e tij. Mekanizmi identifikoi 94
viktima të trafikimit gjatë vitit 2009, krahasuar me 108 në vitin 2008. Streha
e vetme e qeverisë ndihmoi 24 viktima dhe OJQ-të ndihmuan 70 të tilla gjatë
periudhës së raportimit. Në vitin 2009, qeveria ofroi trajnim profesional falas
për 38 viktima, u ofroi 11 viktimave hua mikro-kredie për të filluar biznese
private dhe integroi pesë viktima në shkollë. Në janar 2010, miratoi një
projektligj për të ofruar ndihmë sociale për viktimat e trafikimit gjatë kohës
kur largohen nga strehat deri sa gjejnë punësim. Strehat e administruara nga
OJQ-të vazhduan të mbështeteshin në radhë të parë tek fondet e donatorëve të
ndërkombëtarë me qëllim që të ofronin shërbime të gjithanshme për viktimat e
trafikimit. Qeveria vazhdoi të financonte dhe administronte një qendër pritjeje
që strehonte si viktimat e trafikimit ashtu edhe migrantë të huaj të çrregullt
të identifikuar brenda territorit të vendit; megjithatë, liria e lëvizjes e
viktimave shpesh kufizohet në këtë qendër të sigurisë së lartë. Qeveria nuk
penalizoi viktimat për akte të paligjshme të kryera në lidhje me të qenurit e
tyre të trafikuara dhe, me ligj, ofroi alternativa ligjore ndaj largimit të
viktimave të huaja në vende ku mund të përballeshin me vështirësi apo
ndëshkime, edhe pse asnjë viktimë nuk mori alternative të tilla ligjore gjatë
periudhës së raportimit.
Qeveria nxiti viktimat që të merrnin pjesë në hetimet dhe ndjekjen penale të
kundra-vajtësve të trafikimit; megjithatë, viktimat shpesh refuzuan të
dëshmonin ose ndryshonin dëshmitë e tyre si pasojë e kërcënimeve nga
trafikantët apo nga frika