E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vjet nga ngjarja e 21 janarit

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi apeloi për respektim të shtetit ligjor. Duke iu referuar dy vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit, ambasadori Sequi evidentoi faktin se ende nuk ka përfunduar procesi i hetimit të këtyre ngjarjeve. Duke kërkuar respektim të shtetit ligjor, diplomati evropian u shpreh qartë se respektimi i shtetit ligjor është kusht për progresin e perspektivës evropiane të Shqipërisë.  
“Jemi në prag  të dy vjetorit të ngjarjeve të 21 janarit dhe në këtë ditë të trishtuar shpreh ndjenjat më të thella për humbjen e tyre. Por dhe në këtë përvjetor të dytë hetimi dhe procesi gjyqësor ndaj këtyre ngjarjeve nuk ka përfunduar. Në respekt të atyre që humbën jetën, dhe në respekt të shtetit ligjor, këto hetime duhet të mbyllen në kohën dhe formën e duhur. Të gjithë politikanët u detyrohen atyre që përfaqësojnë për të ndërtuar një shtet të fortë ligjor. Vetëm respektimi i këtij parimi do të bënte të mundur që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt BE-së”, vuri në dukje Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›