E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD zgjedh ne unanimitet Fatri Islamaj kryetar te Gjykates se Tiranes

Presidenti Bujar Nishani ka dënuar ashpër sulmin e dy ditëve më parë ndaj gjyqtares së Vlorës Mirela Mishgjoni .
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti Nishani shprehu bindjen e tij se ky institucion do të jetë gjithmonë në mbështetje të punës së gjyqtarëve në të gjithë vendin.
“Sulmi ndaj gjyqtares është i papranueshëm dhe kriminal.Askush nuk mund të cënojë dinjitetin dhe jetën e gjyqtarëve. I uroj shërim të shpejtë gjyqtares Mirela Mishgjoni. Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për punën e të gjithë gjyqtarëve” theksoi Nishani
Njëkohësisht, gjatë kësaj mbledhje, KLD zgjodhi në unanimitet, Fatri Islamajn si kryetari i ri i Gjykatës së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›