E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vrasje brenda 1 ore dyshohet per vrases te njejte

TIRANE-Vrasjet ne Lushnje dhe Kavaje dyshohet te kene lidhje mes tyre. Petraq Mihali 55 vjec baba i dy femijeve dyshohet se ka gjetur vdekjen pasi mund te kete pare autoret e nje vrasjeje tjeter te ndodhur brenda nates. Te pakten keshtu mendojne hetuesit nisur jo vetem nga fakti se viktima e Lushnjes nuk ka probleme me policine por edhe per shkak te kohes se shkurter qe i ndan te dy krimet nga njeri-tjetri si dhe distances jo shume te madhe mes ndodhjes se tyre.

Takisti Urim Begu 48 vjec nga Tirana eshte marre nga kryeqyteti dhe eshte ekzekutuar me tre plumba e me pas e kane hedhur ne nje kanal prane kryqezimit te Ballutajt ne rrugen nacionale ne Kavaje. Nje ore me vone vritet me nje plumb ne kraharor roja e parkingut te automjeteve prane nje karburanti ne hyrje te Lushnjes.

Autoret dyshohet ta kene marre fillimisht taksistin Begu me benzin C-Class me targa TR 217 C ne vendin e zakonshem ku ai qendronte ne rrugen Irfan Tomini prane stacionit te fundit te Unazes se Re. Policia nuk ka mundur te zbardhe se cilet ishin personat apo cfare transportonin ata. Dyshimet per transport te substancave apo sendeve te paligjshme si dhe per grabitjeje te mundshme jane dy pistat kryesore te policise per kete vrasje. Kufoma e tij u gjet ne Ballutaj duke u gdhire dita e enjte e qelluar me dy plumba ne koke dhe nje ne gjoks. Viktima dyshohet se nuk eshte vrare ne vendin ku eshte gjetur por eshte transportuar me makine dhe eshte hedhur aty. Nje ore me vone rezulton te jete vrare me nje plumb ne gjoks Petraq Mihali. Ai dyshohet te jete zvarritur per te kerkuar ndihme disa dhjetera metra deri sa dha jete ne afersi te rrethrrotullimit ne hyrje te Lushnjes prane vendit te quajtur Kthesa e Plugut.

Askush nuk deklaron te kete pare apo degjuar gje nga dy vrasjet e ndodhura ne distancen e nje ore nga njera-tjetra. Grupi i hetuesve te komisariateve te policise Lushnje e Kavaje si dhe oficere te hetimit te krimit ne drejtorine e policise se kryeqytetit kane marre persiper hetimet per sqarimin e ngjarjes dhe arrestimin e autoreve. Por deri ne oret e mbremjes se djeshme nuk ishte bere e mundur gjetja e taksise se Begut.
GSH/balkanweb Lidhje te tjera VIDEO Vrasjet lidhje me njera -tjetren

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›