E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Beqjas vazhdon shqyrtimi ne Keshillin e Rregullores

TIRANE- Keshilli i Rregullores Mandateve dhe Imunitetit vazhdon sot shqyrtimin e kerkeses se 15 deputeteve te PD-se per heqjen e mandatit te kolegut te tyre socialist Ilir Beqja.

Deputetet e PD-se kerkojne heqjen e mandatit te socialist Beqja me pretendimin se ka perfituar fonde publike nga Bashkia e Durresit ne kohen kur ishte perfaqesues ne Kuvendin e Shqiperise.

Nisma u lexua ne mbledhjen e kaluar te Keshillit 12 tetor nga ana e deputetit te PD-se Viktor Gumi i cili paraqiti dhe faktet ne lidhje me arsyet e ndermarrjes se nje nisme te tille. Partia Socialiste shprehu pakenaqesine ne lidhje me menyren se si ishte thirrur mbledhja.

Keshilli i Rregullores shtyu marrjen e vendimit me kerkese te deputetit te vene ne akuze Ilir Beqja i cili kerkoi me teper kohe per te paraqitur argumentet e tija.

Te 15 deputetet firmetare pretendojne ne kerkesen e tyre se Beqja ne cilesine e ortakut te INTECH- ka lidhur nje kontrate me Bashkine e Durresit per informatizimin e ketij institucioni. Kjo kontrate ne vlere mbi 20 milione leke eshte realizuar sipas demokrateve ne nentor te vitit 2009. Sipas tyre mbi bazen e kesaj kontrate konfirmohet lehtesisht se eshte perfituar gjate periudhes ku Beqja ka marre mandatin e deputetit per qarkun e Shkodres per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe perben papajtueshmerine me postin qe mban

Por vete deputeti socialist i ka hedhur poshte keto pretendime duke i cilesuar si te paverteta pasi ne ate kohe nuk gezonte mandat. Pas zhvillimit te seances degjimore sot keshilli pritet te caktoje daten per hartimin e raportit qe do ti paraqitet seances plenare.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›