E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy zjarre në Shkodër, shkrumbohet shtëpia

SHKODËR- Një shtëpi banimi është shkrumbuar dhe një ullishte është shkatërruar në Shkodër në dy zjarre që ranë ditën e sotme. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se zjarri i parë i rënë në Bushat, pranë kodrave të rezervuarit ka qenë në një sipërfaqe ullishte, pronë e familjes "Prevezi". Si rezultat i ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur që të shpëtohen pemët e ullinjve, ndërkohë që sipërfaqja në tokë e cila ka qenë e mbuluar me shkurre të thata është djegur tërësisht, por gjithsesi pa shkaktuar asnjë dëm, pasi flakët e zjarrit nuk janë lejuar të mbërrijnë në sipërfaqen e sipërme të pemëve.
Ndërkohë, zjarri i dytë i rënë pas pak minutash është konstatuar në fshatin Pentar të Komunës Dajç i Bregut të Bunës të rrethit të Shkodrës. Flakët e zjarrit kanë qenë fatale për familjen Rasim Vera, banesa një katëshe e të cilit me katër dhoma është djegur tërësisht. Në vendngjarje ndodhen aktualisht forcat e policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët janë duke bërë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit. Ndërkohë, ekspertët përkatës janë duke bërë hetimet e duhura për të gjetur shkakun e rënies së këtij zjarri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›