Dyfishim i rritjes ekonomike ne 2013 per Shqiperine

Ekonomia shqiptare do të ketë dyfishim të rritjes gjatë vitit 2013 Ky është vlerësimi i bërë nga BB në raportin periodik mbi zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore.
Nëse për vitin aktual rritja ekonomike pritet në nivelin e 0,8% për vitin e ardhshëm rritja do të jetë në 1,6%. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit raporti thotë se sektori financiar është rezistent, ndërkohë që ka patur një rimëkëmbje të lehtë të lëvizjes së kapitaleve.
Gjithsesi në këtë raport të BB pasiguritë në Eurozonë shihen si një rrezik për vendet e rajonit përfshirë edhe Shqipërinë.
Rritja e prodhimit industrial global mbetet e dobët. Për Shqipërinë industria dhe bujqësia janë në rënie.
Përsa i përket rajonit BB raporton se është në recesion e ndikuar nga Serbia. Sipas bankës Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria kanë borxhin më të lartë publik të ndikuar nga problemet e pagesave të prapambetura në sektorin publik.
Reformat strukturore janë detyra parësore e të gjitha qeverive. Ndërsa për Shqipërinë
Shefja e misionit të Bankës në Shqipëri, Ksenia Lvovski veçoi:
“Raporti përmendi ato reforma qëë kanë të bëjnë me sektorin privat vecanërisht ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës së biznesit që janë të domosdoshme për t’u bërë”.
Znj. Lvovski ndalet në dy nga privatizimet më të rëndësishme në vend. Sipas saj, procesi i privatizimit të CEZ shpërndarje në fillimet e veta ishte i suksesshëm.
“Përsa i përket CEZ-it në fillim kur u bë privatizimi Banka Botërore e mbështeti këtë privatizim dhe ky proces në fillimet e veta ishte i shëndetshëm. Ajo që po ndodh tani është një rezultat që askush nuk e priste dhe ky nuk është një rast që duhet të përgjithësohet për të gjitha privatizimet e kryera nga qeveria”.
Ndërsa për privatizimin e Albpetrol ajo tha.
“Privatizimi i albpetrolit inkuraajoi shumë pritshmëritëpor ato nuk janë përmbushur deri tani dhe të gjithë jemi në pritje për rezultatin final të këtij procesi”.
Banka Botërore kërkon që procesi i privatizimeve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë transparent dhe të ardhurat e siguruara të përdoren pikëriasht për të shlyer pagesat e prapambetura dhe për të ulur borxhin.