OKB shpall 5 shtatorin Diten Nderkombetare te Bamiresise
5 shtatori do te jete Dita Nderkombetare e Bamiresise, pas nje miratimit te nje rezolute per kete qellim nga OkB, sipas nje propozimi te shqiperise. 5 shtatori eshte data kur humanistja e madhe shqiptare Nene Tereza u nda nga jeta dhe pikerisht per kete arsye u zgjodh kjo dite, per kontributin e madh qe ky personalitet boteror ka dhene ne ndihme te te varferve dhe njerezve ne nevoje ne te gjithe boten. Ambasadori shqiptar ne OKB Ferid Hoxha e cilesoi kete nje detyrim qe asambleja e OKB i kishte bamireses se perbotshme, Nene Terezes. Per te arritur deri tek kjo resolute me unanimitet nga 193 anetare te OKB, u realizua nje lobim per mbi dy muaj me te gjitha vendet
Berisha: Vlerësim i jashtëzakonshëm për Nënë Terezën
Kryeministri Berisha ka përshëndetur me një koment në rrjetin Facebook vendimin e OKB-së për të shpallur 5 shtatorin, si ditën ndërkombëtare të bamirësisë në përkujtim të ndarjes nga jeta e bamirëses së madhe shqiptare, Nënë Tereza. “Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për këtë shqiptare të madhe, e cila u shndërrua në ikonën mbarë botërore të forcës së pakufishme të dashurisë dhe përkushtimit njerëzor më shumë se kushdo tjetër në shekullin që jetoi”-është shprehur kryeministri Berisha. “Unë dhe cdo shqiptar jemi krenarë për vajzën, gruan, nënën që kombi ynë ia dha si dhuratën më të mirë njerëzimit”-shkruan më tej kryeministri.