E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, miratohet marrëveshja me UNDP për zbatimin e programit

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në cilësinë e zbatuesit të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e financuesit dhe UNDP-së në cilësinë e zbatuesit të programit.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” parashikon mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për fermerët, përmes garantimit shtetëror të kredive.

Programi synon të mbështesë sipërmarrjet në realizimin e planeve të tyre të investimit, duke nxitur zgjerimin e aktivitetit, modernizimin e teknologjisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›