E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, program i ri për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të financohen nga shteti për të dyfishuar biznesin e tyre përmes programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama informoi se programi do të lançohet së shpejti dhe do t’i krijojë mundësinë këtyre ndërmarrjeve që të rriten.

“Këtu nuk kam parasysh thjesht ndërmarrjet bujqësore, por të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten”, tha Rama.

Rama theksoi se ky instrument i ri financiar do të mbështetet nga qeveria dhe kjo është një tjetër rrugë për t’i kthyer shqiptarëve të diasporës atë vëmendje që kanë nevojë. /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›