E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyqan për kanibalët, hapet Wesker & Son

Nëse gjatë shëtitjes suaj do të hasni një dyqan "Wesker & Son" ju këshillojmë t'i qëndroni larg, vetëm nëse shijet tuaja janë të veçanta. Wesker & Son është dyqan kasapësh që ka në brendësi vetëm mish njerëzor!

Pra një dyqan për kanibalë është hapur se fundmi. Kompania që e hapi është Capcom dhe bëhet fjalë për një 'software house' nga më të famshmet në botë.

Nuk është se janë çmendur por bëhet fjalë për marketing për publikimin e ardhshëm të Resident Evil 6, episodi më i ri i videogame.

Në fotografinë që është lart ka mish qengji, pule, derri, lepuri ,etj, vetëm sa për t'ju krijuar përshtypjen e dyqanit.

Ju bëftë mirë!

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›