Cassano pret vërshëllima në derbi

Të dielën mbrëma pritet një atmosferë e tensionuar në San Siro pasi Cassano dhe Giampaolo Pazzini – futbollistë që shkëmbyen skuadrat gjatë verës – do të ndeshet me ish ekipet e tyre. “Nuk ka kuptim të thuhet se derbi do të jetë si çdo ndeshje tjetër”, deklaroi menaxheri Beppe Bozzo për TMW.
“Këtë vit do të jetë një ndeshje brenda vet ndeshjes, të gjithë sytë do të jenë te Antonio dhe Pazzini, që janë miq jashtë fushës. Kësaj radhe do të jetë edhe më derbi se zakonisht”, shtoi ai. Cassano është shprehur kritik ndaj Milanit pas largimit nga klubi dhe pritet ti bëhet një pritje e nxehtë.
“Po, ai me siguri do të vërshëllehet por tifozët duhet të kujtojnë atë që bëri Antonio në triumfin e Milanit në titullin e fundit. Do të flitet ende rreth asaj se kush përfitoi më tepër nga shkëmbimi por e vërteta është se ishte marrëveshje e mirë për të gjitha palët e përfshira”, përfundoi Bozzo.