E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyqane në xhaminë e Fierit për të paguar rrogat

xhamiaKur nuk ke mundësi te paguash rrogat, do te besh edhe atë qe askush nuk e ka menduar ndonjëherë! Ky është rasti xhamisë se Fierit! Ne oborrin e saj, besimtaret dhe kalimtaret do te shohin 21 dyqane te reja. Ne pamundësi për te paguar klerikët dhe punonjësit e tjerë te xhamisë, institucioni fetar ka marre lejen e bashkisë për ndërtimin e një kompleksi dyqanesh ne territorin e saj. Te gjitha këto objekte do te jepen me qera.

Vendimi për te ndërtuar ne 600 metra katror te xhamisë dyqane, është miratuar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Klerikët myslimane pohojnë për Vizion Plus, se rasti i Xhamisë se Fierit është unikal ne Shqipëri, por i lejueshëm nga feja.

Ne 21 dyqanet e ngritura ne territorin e xhamisë, nuk do te lejohet tregtimi i mishit te derrit, alkoolit dhe as hapje  kazinosh apo lojërash fati. Referuar historisë se fesë myslimane, dhënia me qera e objekteve fetare për te ardhurat e xhamisë e ka zanafillën ne kohen e Perandorisë Osmane. Por ne ditët e sotme, raporti fe-biznes duket se ka marre përmasa te tjera. Shembulli i pare është xhamia e Fierit, e cila veç nevojës për para, duket se është edhe një test për besimtaret myslimane. Kjo ndërthurje fe-biznes është parashikuar edhe ne projektin e Xhamisë se Madhe te Tiranës! Te ardhurat nga qerate e dyqaneve dhe marketeve do ti shkojnë arkës se komunitetit mysliman, i cili duket se po menaxhon krizën ekonomike edhe me mire se vete bizneset./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›