Frikë nga rezultati i zgjedhjeve, zyrtarët tërhoqën 80 milion euro nga bankat
Në kulmin e fushatës zgjedhore janë vërejtur tërheqje masive të parave nga depozitat në sistemin bankar shqiptar. Mësohen se janë rreth 80 milionë euro, të cilat mund të jenë përdorur për fushatë, por analistë pranë sektorit bankar dhe burime të sigurta konfidenciale, pohojnë se një pjesë e parave janë tërhequr nga zyrtarët për ti çuar në vende jashtë Shqipërisë, raporton “Shqip”.
Një muaj përpara zgjedhjeve, depozitat në valutë shënuan një rënie të fortë, me rreth 80 milionë euro (rënia erdhi si nga kursimet e korporatave ashtu dhe të individëve), duke regjistruar tkurrjen më të fortë mujore që nga dhjetori 2008, kur depozitat u tërhoqën nga paniku i krizës financiare globale./b.l