E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime mbi pasaportën amerikane të Bashës

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha, po përballet me dyshimin për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Hollandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me amerikann pasport 0160138. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra.

Ambasada Amerikane në Tiranë tha sot se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Hollandë.

Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të plotësosh këto kushte:

1) Lotaria Amerikane: Po ajo jepet vetëm pas 4 vjetësh dhe duke jetuar në Amerikë. Basha nuk e plotëson dot këtë kusht; 2) Azili Politik: Persekutim nga një forcë qeveritare në vendin tënd (Ndoshta Basha ka qenë i persekutuar në kohën e Fatos Nanos!) 3) Pjesëmarrje në Shërbimin Ushtarak USA (Ndoshta Basha ka qenë ushtar në Irak apo Afganistan), 4) Anëtarësia në organet e CIA ose FBI (as këtë nuk e vërtetojmë dot) dhe e fundit: 5) Si pasardhës i prindërve amerikane (mjafton edhe njeri vetëm, psh. babai mund të jetë amerikan)

Për aq sa jemi në dijeni, zoti Basha nuk ka jetuar në SHBA. Shpresojmë që ai të reagojë dhe të tregojë të vërtetën.

Pamje e aktit noterial ku janë të shënuar të dhënat e Lulëzim Bashës si qytetar amerikan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›