Rama: Lekët merrjani, votën në lule të ballit
PËRMET- Në prezantimin e kandidatit të Aleancës për të ardhmen në Permet, Gilbert Jace, Rama ka shprehur shqetësim për tentativat për vjedhje të votës në këmbim të parave nga ai që Rama e ka quajtur koalicioni i turpit.
Së fundi pjesë e këtij koaliconi vijnë vërdallë dhe ofrojnë para për të blerë votën tuaj. Një merak e kam dhe po e them. Lekët merrjani, por votën në lulel të ballit për ti thënë; Kurrë më- ka thënë Rama.
Sipas tij, ato nuk janë lekët e tyre, por lekët që mungojnë në xhepat e qytetarëve dhe në arkën e komunave dhe bashkive ku socialistët qeverisin.
Lideri socialist ka kërkuar votën e përmetarëve për Jacen në emër të të ardhmes, për ti dhënë fund rrënimit ekonomik dhe krizës totale që ka përfshirë vendin.