E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime per celebrimin e Edi Rames dhe deklarimin e pasurise se Linda Xhillari Bashes

28-10-2010 / Gazeta 55

Ceremonia nuk eshte kulmuar ende me nje celebrim ligjor dhe cifti deri tani po konsumon vetem ortakerine dhe bashkejetesen. Diten e trete Edvini eshte shfaqur i merzitur dhe ka konfirmuar se sdo kete muaj mjalti. Situata pjese e nje skenari qe nusja e re te shtyje sa me gjate detyrimin per deklarimin e pasurise

Martesa e Edi Rames me gjithe zhurmnajen dhe tymnajen mediatike rezulton te pakten deri me sot nje akt juridik i pavlefshem. Rreth 800 te ftuarit ne ceremonine e marteses se kryesocialistit te dielen e kaluar mund te kene marre pjese ne nje party te pretenduar si dasme por per aq kohe sa ende nuk ka fakte te provojne se dhendri eshte martuar konform parashikimeve te Ligjit Nr. 10129 te dates 11. 05. 2009 Per Gjendjen Civile si edhe te Ligjit Nr. 9062 te date 08. 05. 2003 Kodi i Familjes atehere te ftuarit i bie qe te kene marre pjese ne nje ceremoni-risi ku kane festuar as me shume e as me pak lidhjen jo martesen e radhes ne bashkejetese jo ligjore te Edi Rames.
Kjo eshte pjesa e faktit.
Per sa i perket pjeses se qellimit nuk ka pse te hamendesohet pse jo dhe te mendohet se e gjithe kjo loje me martese e Edi Rames perpos nje lidhje te mundshme afektive mes dy protagonisteve ka shmangur procedurat ligjore me te vetmin merak ate te shmangies nga detyrimi per deklarimin e pasurise se nuses se re te kryesocialistit...

Bashkejetesa e radhes e Edi Rames
Ligjit Nr. 10129 te dates 11. 05. 2009 Per Gjendjen Civile ka nje kre te gjithin saktesisht kreu i VII-te Regjistrimi i aktit te marteses ku ne ku ne 5 nenet e tij nga neni 46 deri te neni 50 parashikon format e aktit te marteses menyren e mbajtjes se aktit dhe dokumentacionin e kerkuar permbajtjen e aktit te marteses vertetimin e marteses si edhe veprimet me aktin e marteses.
Po keshtu edhe Ligjit Nr. 9062 i dates 08. 05. 2003 i njohur ndryshe si Kodi i Familjes ne menyre me te zgjeruar i kushton nje vemendje te vecante bashkeshorteve ku martesa trajtohet ne me se nje kre. Nder keta kreu i II Forma e Lidhjes se Marteses i pjeses se dyte te Kodit te Familjes ne 18 nenet e tij nga neni 15 deri te neni 32 parashikon se si behet shpallja e marteses por edhe kundershtimet e lidhjes se marteses pse jo edhe lidhja e marteses deri edhe te refuzimi i lidhjes se marteses.
Ne nje konsultim shpejt e shpejt me kete bazen ligjore kupton se Edi Rama ne kundershtim me nenin 1 te Kodit te Familjes nuk eshte lidhur ne nje martese ne kuptimin e vertete te saj si nje bashkejetese ligjore qe mbeshtetet ne barazine morale dhe juridike....
Nga mospermbushja e ketij detyrimi rrjedhin me pas te gjitha mospermbushjet e te gjitha detyrimeve te tjera te parashikuara nga Ligjit Nr. 10129 te dates 11. 05. 2009 Per Gjendjen Civile dhe nga Ligjit Nr. 9062 i dates 08. 05. 2003 Kodi i Familjes.
Per pasoje per deri sa ne mospermbushje te detyrimeve te parashikuara nga keto ligje nuk kemi as ne ndonje minibashki por as ne bashkine e Tiranes nje kerkese per shpallje martese nga dy bashkeshortet e ardhshem nuk kemi as edhe nje afat 10 ditor te shpallur nga e nesermja e shpalljes deri diten e lidhjes se marteses celebrimit nuk kemi as edhe nje ceremoni publike te lidhjes se marteses ne prani te nepunesit tee gjendjes civile nuk kemi as edhe nje Akt martese qe eshte procesverbali i mbajtur nga nepunesi i zyres se gjendjes civile ne bashki/njesi bashkiake/komune ku pasqyrohet vullneti i perbashket i bashkeshorteve te ardhshem i shprehur ne prani te nepunesit te gjendjes civile sipas percaktimeve te Kodit te Familjes nuk kemi as edhe nje Akt martese qe nenshkruhet nga bashkeshortet ne prani te jo me pak se dy deshmitareve nuk kemi as edhe nje Akt martese qe pasqyrohet ne Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile... nuk mund te themi dhe nuk mund te besojme se kemi nje lidhje te Edi Rames me Linda Bashen ende jo Rama ne nje bashkejetese ligjore te quajtur ndryshe edhe martese.
Nje pjesez nga ceremonia ku nje mikeshe e dhendrit ju vuri unazat ne gishta dy protagonisteve kurrsesi nuk mund te zevendesoje procedurat ligjore te lidhjes ne nje bashkejetese ligjore te dy bashkeshorteve te mundshem. Per pasoje nuk mund te besohet dhe te mendohet se Edi Rama eshte martuar me Linda Ramen... por thjesht dhe vetem mund te konstatojme se Edi Rama ne bashkejetesen e tij te radhes ka zgjedhur si partnere Linda Bashen...

Mosdeklarimi i radhes se pasurise
Ndersa Edi Rama ka refuzuar kategorikisht te beje nje martese ligjore ne permbushje te detyrimeve te parashikuara nga Ligjit Nr. 10129 i dates 11. 05. 2009 Per Gjendjen Civile dhe nga Ligjit Nr. 9062 i dates 08. 05. 2003 Kodi i Familjes gjithe merakun e ka pasur nje dhe te vetem... qe bashkeshortja e tij ligjore te mos behet subjekt i nje tjeter ligji. Dhe ai ligj qe duket se e tmerron Edi Ramen eshte Ligji Nr. 9049 i dates 10. 04. 2003 i ndryshuar Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike.
Ne permbajtjen e vete ky ligj ka disa nene sikurse neni 21 dhe neni 22 te kreut te III Organizimi i deklarimi dhe kontrollit te cilet respektivisht parashikojne qe Deklarimi perfshin pasurine e subjektit dhe te familjes se tij bashkeshortit/es dhe femijeve ne moshe madhore burimet e krijimit dhe detyrimet financiare te subjektit... si edhe se kur pasuria e pjesetareve te familjes eshte e ndare dhe e regjistruar si e tille ne organet e administrates shteterore ose gjyqesore deklarimi paraqitet vecmas nga cdo anetar i familjes me pasuri te regjistruar ne emer te vet dhe i bashkelidhet deklarates se personit qe ka detyrimin per deklarim.
Pikerisht frika pse jo edhe tmerri i varfanjakut Edi Rama per te mos deklaruar 20 per qindeshet e perfituara si i pastrehe e ka bere aq te kujdesshem sa ta percoje edhe te partnerja bashkejetuese e radhes standardin sipas te cilit ajo Linda Basha nuk ka pse te deklaroje apartamente e zyra qe gjenden ne emer te saj diku te Blloku apo edhe toka diku ne periferi te Tiranes per te cilat thuhet se i ka ne bashkepronesi cuditerisht jo me Edi Ramen por me nje nga bashkepunetoret e saj ne nja nga OJQ-te...
Kjo levizje e Edi Rames e kurorezuar edhe ne nje jo martese duket se ka edhe nje te mire. Pas dites se diel te pakten emrin e Linda Bashes partneres se tij te radhes ai mund ta perdore edhe si kosh ne te cilin te hipotekoje ne emer te Linda Bashes te gjitha pasurite e patundshme te tij...
A nuk veproi keshtu edhe me nje shtepi diku ne fshatin Dardhe te Korces te cilen gjithe fshati e dinte qe ishte e Edi Rames... por vetem Edi Rama nuk e dinte qe ishte e tij... por e njeres prej bashkejetuesve pararendese te Linda bashes...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›