E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Grupi parlamentar socialist te distancohet nga Ermonela Felaj ka kercenuar me jete Rajmonda Bulkun

28-10-2010 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu reagon zyrtarisht per akuzat e deputetes socialiste Ermonela Felaj

Ne fakt me akuza te tilla po deformohet prej kohesh debati publik dhe politik ne Shqiperi por meqenese z. Ruci kerkoi nje distancim edhe nga kryeministri per nje ngjarje te deputetes se tyre ne nje lokal te Tiranes qe per kedo qe shkon te pije kafe e di qe rrallehere gjendet bosh po i them publikisht z.Ruci qe do te ishte ne nderin e tij si nje nga burrat e pakte qe mban te lidhur grupin parlamentar te PS-se te ishte distancuar prej kohesh nga risia e nje burreci qe quhet Edvin Rama i cili ne politiken shqiptare solli nderzimin dhe sulmin e grave kunder grave. Nuk ka ndodhur asnjehere ne kete parlament te pakten qe nga 2005-a kohe kur une bej pjese qe nje grua me shpifjet e fabrikuara per 2 muaj rresht ne partine e saj te shpife per nje grua per ta eliminuar ate nga skena politike. Nuk ka qene asnjehere ky parimi i grave ne kete parlament perkundrazi me ndihmen e kolegeve burra jemi munduar te perfshijme sa me shume gra ne politiken shqiptare. E dyta dua ti them z. Ruci dhe zonjes ne fjale per iniciativen e saj duke iu drejtuar prokurorise pasi shpifi dy muaj dhe nuk gjeti asnje arsye per te shkuar tek prokuroria sajoi nje shpifje gjithsesi por qe e coi ate drejt prokurorise. Une per shpifje dhe kercenim zonjen ne fjale dhe Felat e tjere te Partise Socialiste i kam cuar para nje muaji ne prokurori. Mesa duket halucinacionet e dhunes se perdorur mbi grate nga kryetari i partise se tyre e kane bere kete zonje te ngaterroje mesazhin qe i coi Monda Bulkut kur e kercenonte se do ta pesonte me keq se ne Fier. Po zonja dhe zoterinj po te nderuar qytetare Ermonela Fela i ka cuar nje mesazh kercenues Monda Bulkut ne momentin kur ishte ne greve urie ku e kercenonte me jete se do ta pesonte me keq se ne Fier. Ndaj nese e ka ngaterruar me kete mesazh dhe ka halucinacione per kercenime te tjera me jeten beri shume mire qe iu drejtua prokurorise une si dhe per ceshtjet qe kam ngritur padi vete do te jem aty per te deshmuar te verteten.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›