Dyshime per uranium ne Shqiperi dhe Kosove ushtaraku italian vdes nga leucemia

Foto ilustruese
Kaliari 29 mars NOA 8211 Vdekja e nje ushtaraku ne Itali ka hedhur dyshime mbi sasi uraniumi te varferuar ne Shqiperi dhe ne Kosove. Edhe pse nuk ka prova zyrtare mediat italiane shkruajne sot se nje oficer marine ka vdekur nga leucemia pasi eshte kontaminuar nga uraniumi gjate qendrimit te tij ne keto dy vende.
Paolo Mucelli 31 vjec nga Baunei ka vdekur nga leucemia ne Spitalin e Kaliarit. Ai kishte vetem disa dite qe e kishte zbuluar kete semundje. Pas analizave qe i jane bere dyshohet se semundja e rende eshte marra nga rrezet e uraniumit te varferuar.
Ai ka qene nje ushtarak i Marines Italiane dhe ka marre pjese ne disa misione ne Kosove dhe ne Shqiperi. Mediat nuk specifikojne sesi mund te kete ndodhur kontaminimi.
Sipas agjencise se lajmeve La Nuova Sardegna simptomat e semundjes jane shfaqur nje jave me pare dhe i ka nderruar jete dje ne spitalin e Kaliarit. Sipas faqes on-line kjo lidhet me te ashtuquajturen Sindorma e Ballkanit nje term qe permbledh semundjet kryesisht tumorale nga te cilat vuajne ushtaraket qe kane marre pjese ne misione ne vendet e Ballkanit.
Uraniumi i varferuar eshte nje element qe perdoret per qellime ushtarake dhe civile. Ka bomba te vecanta te cilat kane permbajtje te limituar ne perberjen e tyre. Ai perdoret per si detonator per bombat berthamore. Ndersa perdoret dhe per centralet atomike por edhe ne mjekesi.
Gjithsesi velen te theksohet se nuk ka ende prova te qarta per perdorimin e armeve me uranium gjate luftes ne Kosove apo dhe konflikte te tjera ne Ballkan. Ashtu si edhe per ceshtje te tjera teoria e uraniumit te perdorur per qellime ushtarake eshte hedhur fillimisht per Kosoven nga Karla Del Ponte gjate kohes qe ishte Prokurore e Hages.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeShqiperia sheh endrra atomikeAlbin Kurti Bashkimin e duan shqiptaret e dy shteteve politikanet ta pranojneHaxhinasto-Lieberman Se shpejti investime Izraelite ne ShqiperiPrapakthimi i tri shoqerive shqiptareDenimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i Hages Lidhje31 vjec dyshime Kaliari Karla del Ponte Kosove leucemia nga Baunei Paolo Mucelli shqiperi Sindorma e Ballkanit uranium vdes ushtari